×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS-i reagon pas kyçjes së kanalizimit në kanalet kabllovike

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Në Kosovë kanë nisur që kanalizimet t’i kyçin në kanalet kabllovike të KEDS-it. Kjo të paktën thuhet në një komunikatë të KEDS-it, të lëshuar të premten.

    “Qytetarët e papërgjegjshëm po bëjnë veprime kriminale duke kyçur kanalizimet e tyre në kanalet kabllovike të KEDS-it, ku janë kabllot që furnizojnë qytetarët me energji elektrike. Kjo po rrezikon direkt furnizimin me energji elektrike, sigurinë e sistemit dhe sigurinë e qytetarëve”, ka njoftuar KEDS-i.

    “Një rast konkret që ndërlidhet direkt me këtë fenomen të papranueshëm ka ndodhur së fundmi në Veternik, magjistralja Prishtinë – Gjilan. Një qytetar është kyçur me rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza në kanalin kabllovik të KEDS-it. Ekipet e kompanisë kanë intervenuar menjëherë duke e bërë pastrimin e kanalit dhe zëvendësimin e stabilimentit, në mënyrë që konsumatorët e asaj ane mos të mbesin pa furnizim me energji elektrike”.

    Sipas KEDS-it, raste të tilla po ndodhin vazhdimisht në lagje të Prishtinës. KEDS-i bënë të ditur se bëhet fjalë për vepra penale.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.