×
  • Lajme
  • Lajme

    Sputnik: Gjermanët po e armatosin Kosovën

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    “Gjermania po negocion me Kosovën për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake”, shkruan Sputnik.

    Autoritetet e Kosovës kanë negociuar prej muajsh me shërbimet e inteligjencës gjermane për prokurimin e topave dhe sistemeve të raketave anti-tank për Ushtrinë e Kosovës, dhe përqendrimi i tyre është në plotësimin e artilerisë së lehtë dhe armëve moderne të këmbësorisë.

    Me armatimin e Kosovës, “Gjermania po shkel rregullat dhe ligjet e veta, sepse dispozita e vitit 1971 ndalon në parim eksportimin e armëve në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s”, pretendon gazeta ruse.

    “Për të arsyetuar statusin e eksportuesit të katërt më të madh të armëve në botë me një pjesëmarrje prej 5.8 për qind në tregun e armëve, kjo dispozitë është zëvendësuar nga një proces i ndërlikuar, kështu që Këshilli Federal i Sigurisë, i udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel dhe disa ministra të qeverisë gjermane kanë fjalën e fundit në shitjen e armëve”.

    Ky këshill miratoi rreth 60 për qind të kërkesave të prodhuesve të armëve për eksport në vendet që nuk janë anëtare të BE-së apo NATO-s, tregoi studimi i Fondacionit Hessen për Kërkimin e Paqes dhe Konflikteve (HSFK), të bërë me urdhër të organizatës joqeveritare Greenpeace.

    Kosova deri më tani, shkruan Sputnik, “ka shpenzuar rreth 170 milion euro në Gjermani për blerjen e armëve, pajisjeve dhe trajnimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe po negociojnë blerjen e një kontingjenti të ri të pushkëve automatike gjermane G-36 (Heckler dhe Koch) dhe tankeve Leopard 2”./Insajderi/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.