×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vdes në moshën 80-vjeçare ikona e të drejtave civile, John Lewis

    FrontOnline
    18 Korrik 2020
    John Lewis, një nga ikonat e lëvizjes për të drejtat civile dhe anëtari i vjetër i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, John Lewis, ka vdekur të premten në moshën 80-vjeçare. Ai në dhjetor kishte njoftuar se vuante nga kanceri i avancuar në pankreas.

    “Ai e deshi këtë vend aq shumë, saqë e rrezikoi jetën e vet dhe gjakun e vet që ta bënte ashtu si kishte premtuar. Përgjatë dekadave, ai jo vetëm që gja gjithçka nga vetja për kauzën e lirisë dhe drejtësisë, por frymëzoi gjenerata që u përpoqën ta ndiqnin shembullin e tij”, tha përmes një deklarate ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

    Punën e tij e vlerësuan lart përmes një deklarate të përbashkët edhe ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton. “Ne e kemi humbur një gjigant. John Lewis dha gjithçka që pati për ta kthyer premtimin e paplotësuar të Amerikës për barazi dhe drejtësi për të gjithë dhe për të krijuar një vend për ne për të ndërtuar një bashkim më të përsosur së bashku”, thuhet në deklaratë.

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se Lewis ishte një titan i lëvizjes për të drejtat civile, mirësia, besimi dhe trimëria e së cilit e ka transformuar kombin amerikan, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Kryetari i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, tha se Lewis e ka pasur një vend në mesin e gjigantëve të historisë amerikane edhe para se të bëhej anëtar i Kongresit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.