×
  • Lajme
  • Lajme

    Krijohet baza ligjore për testime të COVID-19 në institucionet private

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka nënshkruar udhëzimet administrative, përmes së cilave u lejohet edhe institucioneve shëndetësore private të kryejnë testime për SARS-Cov-2.

    “Udhëzimet përcaktojnë llojin e institucioneve që mund ta ofrojnë këtë lloj të testimit, kushtet që duhet t’i ofrojnë ato, përfshirë hapësirën, pajisjet, llojet e testimeve si dhe raportimi i tyre në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

    “Duke qenë që me këto udhëzime, përveç testeve molekulare për detektim të acideve nukleinike të SARS–Cov-2 që kryhen në laboratorët mjekësor të Mikrobiologjisë klinike, lejohen të kryhen edhe Testet serologjike (për detektim të antitrupave të SARS-COv-2; teste të shpejta që detektojnë antigjenin e SARS-Cov-2 dhe teste të shpejta që detektojnë antitrupat kundër SARS-Cov-2”, thuhet në njoftim.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet private që aplikojnë për licencim duhet të plotësojnë një sërë kushtesh që janë përcaktuar në bazë të udhëzimeve administrative.

    Më herët ishte raportuar se institucioneve private nuk do t’iu lejohet të kryejnë testin PCR i cili përcakton saktë se a ekziston virusi në trup dhe bazohet në analizën e mostrave të strishos në hundë.

    Mirëpo, zëdhënësi Hoti tha se nëse laboratoret private posedojnë me aparaturat e nevojshme, dhe përmbushin kushtet për testime të tilla, atëherë do të lejohen t’i kryejnë ato.

    Ndërsa testin serologjik, atë që përcakton antitrupat te një person, nuk e bën aktualisht as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

    Mikrobiologu nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Lul Raka, i ka thënë Radios Evropa e Lire se të gjitha testet, duhet ta kenë vulën e Agjencisë Evropiane të Barnave.

    Pacientët e shëruar nga COVID-19 supozohet se janë imunë ndaj koronavirusit. Gjithnjë e më shumë vende në botë janë duke u kushtuar rëndësi testeve serologjike, të cilat pasqyrojnë imunitetin e popullatës dhe rrjedhimisht, do të ndikonin edhe në lehtësimin e masave kufizuese të një vendi.

    Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se testet serologjike janë të domosdoshme.

    “Duhet të shikohet mënyra se si të bëhen këto, për shkak se ka disa mënyra për vlerësimin e imunitetit. Ajo më e mira dhe më e sigurta, është serologjia, prandaj duhet të mendohet seriozisht për të”, thotë Krasniqi.

    Koronavirusi, shton Krasniqi, në mbi 80 për qind të rasteve kalon në forma të lehta e deri tek ato të moderuara. Ai thotë se gjasat janë që “një numër i madh i qytetarëve në Kosovë të kenë kaluar këtë virus edhe pa simptoma fare”.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për proceset e fundit politike në Kosovë dhe veçanërisht për mundësinë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Rruga Klinë-Gjakovë është hapur për qarkullim të automjeteve. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rruga...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët amerikanë. Ajo ka publikuar një video nga helikopteri I KFOR-it duke vëzhguar...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...
    Lajme18 Maj 2024
    Institucioni në të cilin rëndom zgjidhen kontestet gjyqësore, në rastin e Gjykatës Themelore në Gjilan në fakt u bë shkak që të...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se minimumi 87 mijë qytetarë e kanë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Vip18 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga...
    Lajme18 Maj 2024
    Partia Social Demokrate është deklaruar lidhur me temën e fundit në Kosovë, mbajtjen e zgjedhjeve. Nol Nushi nga PSD-ja një prononcim për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.