×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjinovci: Covid-19 nuk bartet nga ushqimi

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, tha se inspektorët janë aktivizuar që nga fillimi i pandemisë për të bërë mbikëqyrjen e zbatimit të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit nga bizneset.

    Ai tha se ky institucion është një hallkë e zinxhirit që po lufton me pandeminë në këtë drejtim, njofton Klan Kosova.

    Po ashtu, Gjinovci tregoi se koronavirusi nuk transportohet përmes ushqimit duke iu referuar të dhënave nga institute botërore.

    “Ne iu referohemi argumenteve nga institucionet botërore. Ushqimi nuk konsiderohet si bartës i virusit, por masat higjienike duhet zbatuar dhe janë të rekomanduara. Roli i agjencisë së ushqimit është që të ofrojë shërbime të sigurta dhe të vëzhgojë sa po zbatohet higjiena”.

    Inspektorët kontrollojnë edhe procesin e varrimit të personave me Covid-19.

    “Edhe në këtë drejtim i koordinojmë aktivitet edhe me ata inspektorë komunalë që i kryejnë këto obligime. Mbikëqyret nëse zbatohet distanca dhe aplikimi i masave mbrojtëse e pjesëtarëve që marrin pjesë”.

    Problemi me bukëshitësit që s’tregohen të përgjegjshëm derisa ofrojnë bukët te konsumatorët derisa prekin paratë njëkohësisht me to, Gjinovci tha se edhe kjo shikohet nga inspektorët.

    Gjinovci tha se deri më tani janë gjobitur 132 subjekte afariste dhe se janë dhënë vërejtje dhe rekomandime mbi veprimet që duhet të parandalojnë përhapjen e virusit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.