×
  • Vip
  • Vip

    Tayna nënshkruan kontratë me Sony Music

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ndonëse vetëm para dy vjetësh nisi karrierën me hitin “Columbiana”, rep-artistja e njohur kosovare, Tayna, është sot padyshim një nga emrat më të njohur e të suksesshëm në industrinë̈ e muzikës shqiptare.

    Pikërisht “Columbiana” ishte projekti që e vulosi suksesin e saj qysh në debutim.

    Pas shumë hiteve të lansuara më pas, Tayna zuri vend edhe në “Official German Single Charts” me këngën “Edhe Ti”, bashkëpunim me reperin Mozzik, duke arritur kështu edhe një sukses, e kësaj radhe jashtë vendit.

    Në rrjete sociale, vendi i saj është i padiskutueshëm, me 1.4 milionë ndjekës në Instagram, 400 milionë shikime në platformën YouTube dhe afro 400 mijë shkarkime mujore të këngëve në Spotify.

    E tani, Doruntina Shala, e njohur me emrin artistik Tayna ka vendosur bashkë me menaxhmentin që karrierën e saj ta ngrit në një nivel tjetër.

    Gazeta Express merr vesh se Tayna ka nënshkruar kontratë me Sony Music label Epic Records, dhe kënga e re me titull, “Bass”, do të lansohet këtë të diel.

    Lajmi është konfirmuar nga Rinor Hykolli, menaxher i reperes.

    “Jam shumë e lumtur të bashkëpunoj me Sony Music. Pas shumë diskutimeve të vazhdueshme, ne kemi arritur në një marrëveshje që të bëjmë një hap të madh. Kështu, unë do vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe plotësisht të fokusohem në muzikë”, është shprehur Tayna.

    Duke pasur parasysh që një bashkëpunim i tillë do t’i hap rrugë të shumta rep-artistes kosovare, mbetet të shihen sukseset që do të pasojnë, tani më në skenën ndërkombëtare të muzikës.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Vip04 Maj 2024
    Në ditën e lindjes së saj, Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë nga partneri Kreshnik Gjergji. Çifti ka njoftuar se këtë...
    Vip03 Maj 2024
    Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa...
    Vip03 Maj 2024
    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.