×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Preket selia e kongresit në Mississippi, 36 të infektuar me COVID-19

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Të paktën 26 ligjvënës dhe 10 punonjës në  selinë e Kongresit në Mississippi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus , tha një zyrtar i shëndetit publik të mërkurën.

    Numri i personave të infektuar në seli mund të jetë më i lartë, numri i raportuar pasqyron vetëm ata që u testuan kohët e fundit në Jackson, tha zyrtari i lartë i shtetit për shëndetin publik , Dr. Thomas Dobbs.

    Guvernatori republikan Tate Reeves, i cili ka rezultuar negativ tha se ai nuk do ta bëjë të detyrueshëm përdorimin e maskave, siç kanë bërë disa qeveritarë të tjerë. Por, ai nënkuptoi që mund të rivendosë disa kufizime në bare apo vende të tjera nëse njerëzit vazhdojnë të grumbullohen në grupe të mëdha.

    Departamenti i Shëndetit tha të mërkurën se Mississippi, me një popullsi prej rreth 3 milion banorësh ka konfirmuar të paktën 32.888 raste  dhe 1.188 viktima  në 24 orët e fundit. Kjo ishte një rritje prej 674 rastesh të reja dhe 30 viktima më shumë së një ditë më parë.

    Numri i rasteve mendohet të jetë shumë më i lartë sepse shumë njerëz nuk janë testuar, dhe studimet tregojnë se njerëzit mund të infektohen dhe pa pasur simptoma. Për shumicën e njerëzve, koronavirusi shkakton simptoma të buta ose të mesatare që zhduken brenda disa javësh. Për të tjerët, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë simptoma të rënda dhe të jetë fatal.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.