×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shefi i kabinetit të Konjufcës: Arsyetimi i MPJD-së rreth vëllait të Zemajt, plotësisht i pavërtetë

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës e ka cilësuar të pavërtetë arsyetimin e ministres së re të Jashtme dhe të Diasporës për gradimin e vëllait të ministrit të Shëndetësisë në ambasador.MPJD-ja, tash e udhëhequr nga Meliza Haradinaj-Stublla, kishte thënë për KOHËN të mërkurën se Astrit Zemaj, vëllai i ministrit Armend Zemaj, kishte marrë rekomandimin për të shërbyer si përfaqësues i Kosovës për vendet e Bashkimit Evropian, gjatë kohës sa ministër i Jashtëm ishte Glauk Konjufca i Vetëvendosjes.

    Megjithatë, Kreshnik Ahmeti, ish-shef i ish-kabinetit të Konjufcës, e ka cilësuar plotësisht të pavërtetë arsyetimin.

    “Arsyetimi i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në lidhje me dërgimin e z. Zemaj në mision është plotësisht i pavërtetë. Në konkursin e brendshëm, të hapur për herë të parë nga Ministri Konjufca, nuk ka ekzistuar një pozicion siç përmendet në vendimin e saj për dërgimin e z. Zemaj në mision. Prandaj, as nuk ka pasur mundësi që Komisioni Profesional ta propozojë z. Zemaj apo dikë tjetër për ‘përfaqësues i Republikës së Kosovës për vendet e Bashkimit Evropian’, sepse një pozicion i tillë nuk ka ekzistuar. Për më tepër, edhe po të ekzistonte një pozicion i tillë, propozimi nuk do të mund të bëhej sepse z. Zemaj në atë periudhë nuk e ka pasur gradën e ambasadorit. Praktikën e vendimeve sekrete, Ministrja Haradinaj nuk mund ta mbulojë para publikut duke u thirrur në praktikat e drejta e transparente të Ministrit Konjufca. Ajo edhe përbrenda argumentit të saj të pavërtetë ka kundërthënie: në rast se po thirret në rekomandimet e Komisionit Profesional të krijuar nga Ministri Konjufca, pse nuk po vepron për të gjithë të rekomanduarit, por po vepron në mënyrë selektive? Nuk do të ishte befasi nëse kjo Ministre do ta arsyetojë edhe kthimin e “konsujve” të paligjshëm nëpër misione duke u thirrur në punën e drejtë të Ministrit Konjufca”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.