×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Komerciale më së largu deri në tetor

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin ka biseduar për Kodin Civil, policinë komunale dhe krijimin e Gjykatës Komerciale.

    I pari i Prishtinës kërkoi që sa më parë të përpilohet legjislacioni sekondar për policinë e kryeqytetit.

    Ndërsa ministri Selimi ofroi të gjitha kapacitetet e ministrisë që ai drejton për krijimin sa më parë të legjislacionit sekondar për policinë e Prishtinës.

    Ai ka bërë të ditur se janë në përfundim të krijimit të Gjykatës Komerciale e cila pritet të jetë gati deri në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

    Gjykata Komerciale është shumë e rëndësishme për Kosovën pasi ajo do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore, por edhe për investitorët e huaj./kp/

    Në sistemin e mëhershëm të para viteve ’99, Kosova i ka pasur dy Gjykata Ekonomike, atë të Pejës dhe të Gjakovës. Ndërsa sot, Kosova ka një departament në Gjykatën Themelore që i ka pesë gjyqtarë që merren me çështjet ekonomike dhe një gjyqtar në Apel.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.