×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet Basri Sejdiu

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Bordi i ShSKUK-së e ka shkarkuar të hënën drejtorin e përgjithshëm , Basri Sejdiun.

    Në vend të tij infektologu Valbon Krasniqi është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, raporton Front Online.

    Ai është caktuar pas shkarkimit të Basri Sejdiut nga kjo pozitë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

    “Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës. Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë”, thuhet në njoftimin e Bordit.

    Shkarkimi i Sejdiut vjen pas gjetjes së shumë shkeljeve ligjore nga auditori i brendshëm i SHSKUK-së. Raporti ka gjetur se në SHSKUK ka mungesë të theksuar të kontrollit financiar, ku janë bërë blerje pa njësi kërkuese, janë pranuar fatura dhe mallra pa urdhërblerje si dhe para se të bëhej zotimi i mjeteve.

    Auditori i brendshëm ka gjetur se SHSKUK kishte planifikuar vetëm 4 mijë euro për marketing, por ishin shpenzuar 135 mijë euro, si dhe 137 mijë tiketa të humbura të parkingut.

    Edhe Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj ka gjetur shkelje serioze në shpenzimin e buxhetit. Auditori ka gjetur se QKUK ka shpenzuar mbi 58 mijë euro për blerjen e pajisjeve të IT-së me vlera individuale nën 1 mijë euro.

    ZKA ka gjetur se QKUK kryer procedurë të negociuar për pastrimin e hapësirave të brendshme në blerë 362 mijë euro për tre muaj. Ky tender ishte dashur të realizohej në muajin prill të vitit 2019, por ishte vonuar deri në përfundimin e kontratës së rregullt në nëntor, e më pas ishte realizuar kontrata e negociuar.

    ZKA ka raportuar se në QKUK ishin blerë pajisje në vlerë 174 mijë euro, por ato nuk ishin futur në përdorim deri në 2 vite aq sa është afati i garancionit të tyre.

    “Sipas kushteve të kontratës kornizë “Furnizim me pajisje mjekësore -5” operatori ekonomik ka për obligim të bëjë instalimin dhe funksionalizimin e pajisjeve me një afat të garancionit të tyre prej dy (2) viteve. Pajisjet ishin pranuar dhe paguar në vlerën totale të kontratës11 në muajin Nëntor 2019. Gjatë ekzaminimit fizik të pajisjeve kemi vërejtur se një pjesë e pajisjeve në vlerë prej 174,000€ nuk janë instaluar dhe funksionalizuar por gjendeshin në depo të QKUK-së. Kontrata ishte kornizë dhe kishte fleksibilitet sa i përket porosive”, thuhet në raportin e ZKA-së./Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.