Dy ankues kosovar nga Vushtrria kanë raportuar në Policinë e Kosovës dhunë psiqike nga kunata e tyre dhe dy fëmijët e saj.
Kjo bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
“Vushtrri 05.07.2020 – 18:00. Dy ankues kosovar, kanë raportuar se në vazhdimësi kanë dhunë psikike nga bashkëshortja e vëllait dhe dy fëmijët e saj të dyshuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.