×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kryetari i OEK-ut paralajmëron falimentimin e bizneseve

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka deklaruar se pandemia ka ndikuar thellësisht në ekonominë kosovare.

    Ai madje deklaroi se asnjë biznes nuk ka kapacitet të vetë që të përballojë këtë situatë të krijuar për një kohë të gjatë, duke qenë të sinqertë as deri në fund të këtij muaji.

    “Ne presim që sa më parë të ketë hapa në rimëkëmbjen ekonomike. Qeveria përfshirë edhe Parlamenti deri më tani minimalisht kanë arritur t’iu dalin ballë sfidave nga pandemia dhe nëse s’ka veprime të shpejta që nënkuptohet në rastin e asaj që kat ë bëjë me ekonominë në dy javët në vijim, ne rrezikojmë humbjen e mijëra bizneseve dhe humbjen e punëve. Mungon qasja në financave, likuiditeti dhe asnjë biznes s’e ka kapacitetin e vetë që të përballojë këtë për një kohë më të gjatë se sa edhe të jemi të sinqertë, fundi i këtij muaji. Rritja e rasteve duhet të parandalohet me vetëdijesim dhe kjo konferencë është në ketë pikë, e jo me mbyllje të bizneseve apo me kufizim të lëvizjes”, tha Rukiqi.

    Sipas tij për të gjithë ata që nuk respektojnë masat parandaluese të ketë ndëshkime, pra të mbyllen bizneset që nuk zbatojnë masat parandaluese e jo të gjitha.

    “Porosia ime sot në emër të komunitetit të bizneseve për të gjithë është e thjeshtë: Virusi COVID-19 është këtu për të qëndruar gjatë dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me të. Siç duket pas lehtësimit të masave në fillim të muajit qershor dhe një dinamike të re, e fituam të gjithë një lloj komoditetit që pastaj pak a shumë na lloji edhe nga presioni për të vepruar edhe në menaxhimin e situatës me pandeminë, por edhe në pasojat me ekonominë prandaj e cilësuam të rëndësishme t’i kthehemi një mobilizimi që ka dy synime.Në parandalimin e pandemisë dhe në anën tjetër në rritjen e presionit për institucionet e vendit për veprime konkrete që e rimëkëmbin ekonominë e vendit. Nënkupton që ne para se gjithashtu duhet ndryshu sjelljet tona, përditshmërinë tonë, por edhe mënyrën e të bërit biznes”, tha Rukiqi.

    I pari i Odës Ekonomike të Kosovës deklaroi se qëllimi i përbashkët është angazhimi i gjithanshëm për të bindur shoqërinë kosovare, akterët e shoqërinë sonë, qytetarët qofshin ata në biznese apo jo që t’i përmbahen rregullave për parandalimin e këtij virusi.

    “Për t’i bindur se duhet ndryhu sjelljet konform parandalimit të valëve të reja të pandemisë COVID-19.Parandalimi i valëve të reja të pandemisë varet kryekëput nga ajo se sa kujdesemi ne për veten dhe sa kujdesemi ne për të tjerët. Për të gjithë ata që nuk respektojnë masat parandaluese të ketë ndëshkime, pasi që përfaqësojë bizneset fuqishëm bëjë thirrje që të mbyllen ato biznese që nuk zbatojnë masat parandaluese”, tha Rukiqi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.