×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kongresi i parë i kryetarëve të komunave Kosovë-Shqipëri do të mbahet në nëntor

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka njoftuar se në nëntor do të mbahet Kongresi i parë ndërmjet kryetarëve të komunave (K3) Kosovë-Shqipëri.

    Sipas tij, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, mes shumë çështjeve të bashkëpunimit me interes të përbashkët ndër-shtetëror, shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit në nivel të autoriteteve të qeverisjes lokale.

    “Sot, u pajtuam që në Nëntor të këtij viti, t’i hedhim hapat e parë të bashkëpunimit, nëpërmjet organizimit të Kongresit të Kryetarëve të Komunave (K3), platformë kjo që do të identifikojë fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë. Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik. Dimension i veçantë, i këtij bashkëpunimi është që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Në të ardhmen, sipas tij, kjo iniciativë synon të kthehet në model të bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit në mes qytetarëve e qyteteve panshqiptare.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij, Mihane Haliti. Në një postimnë Facebook, Haliti tregon...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, për FrontOnline, thotë se në Kosovë ka punëtor që punon 300 orë...
    Lajme29 Tetor 2024
    Inspektorati policor i Kosovës tha se brenda tri vitesh në katër komunat e veriut ka pranuar 180 ankesa dhe informata nga qytetarët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Koreja e Veriut tha të martën se diplomati i saj i lartë po viziton Rusinë, në një tjetër shenjë të thellimit të...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i BSKPK-së, Atdhe Hykolli, thotë për FrontOnline, se kanë pasur kërkesë edhe vetë si sindikatë që të ketë numër me të...
    Lajme29 Tetor 2024
    Varrimi i Auron Myftarit, që dyshohet se u ther për vdekje në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, do të bëhet sot...
    Lajme29 Tetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se në takimin e kaluar në nivel të kryenegociatorëve nuk pati...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, për FrontOnline, thotë se synim i tyre gjithmonë ka qenë fuqizimi i Inspektoratit të Punës. ‘’Si Lëvizje...
    Lajme29 Tetor 2024
    ‘’Programi 8 orë punë”, do të promovojmë punën 8 orë në ditë – 40 orë në javë për punëtorët. Për ta arritur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.