×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kombet e Bashkuara kritikojnë arrestimet e fundit në Hong Kong

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut shprehu shqetësim për dispozitat e “paqarta dhe tepër të gjera” në ligjin e sigurisë kombëtare për Hong Kongun, të cilat “mund të çojnë në interpretime arbitrare dhe ndjekje penale të aktivistëve, duke shkelur lirinë e tubimit dhe të të shprehurit”.

    “Ne jemi të alarmuar me arrestimet e fundit që janë bërë në bazë të këtij ligji” tha zëdhënësi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Rupert Colvil.

    Më 30 qershor, Kina miratoi një ligj të sigurisë kombëtare për Hong Kongun, i cili, sipas kritikëve, do të minojë të drejtat e njeriut në rajonin gjysëm-autonom.

    Ai është kritikuar nga qeveritë perëndimore dhe ka qenë në qendër të protestave pro demokracisë të muajve të fundit në Hong Kong.

    Legjislacioni kriminalizon ndarjen, përmbysjen e pushtetit shtetëror dhe bashkëpunimin me forcat e huaja.

    Hong Kongu, qysh në vitin 1997, është pjesë e Kinës në bazë të organizimit “një shtet, dy sisteme”.

    Ai ka disa të drejta që nuk i gëzon pjesa tjetër e territorit kinez, por protestuesit ankohen se ato po kufizohen gjithnjë e më shumë nga regjimi në Pekin.

    “Ne jemi të shqetësuar pasi përkufizimet e disa prej veprave penale të përfshira në ligj, janë të paqarta dhe tepër të gjera dhe nuk bëjnë dallime siç duhet ndërmjet veprimeve të dhunshme dhe jo të dhunshme”, tha zyrtari i Kombeve të Bashkuara, Rupert Colvil.

    Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër ligjin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Nënpresidentja Kamala Harris pritet të paraqesë sot argumentet përmbyllëse të fushatës në kryeqytetin e vendit, në Uashington, nga i njëjti vend ku...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Sot dhe nesër në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Shtyllat kryesore të takimit të 18-të të...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Një rast i çuditshëm ka ndodhur para disa ditësh në Turqi. Një burrit, banka ia kishte transferuar gabimisht 7 milionë dollarë në...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 100-të i cili mban kodin W04809 në procesin...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ministrin e Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, Tawfiq Al-Rabiah. Siç ka njoftuar Kurti në...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se villa e kryeterroristit serb, Milan Radojiçiq është ndërtuar nën udhëheqjen e...
    Opinione29 Tetor 2024
    Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në SHBA: Serbia mund të shpallë se respekton autoritetet e Kosovës dhe territorin e Kosovës,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Nesër me fillim nga ora 16:00 sipas kohës tonë lokale, do të mbahet seanca e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Shërbimit Urgjent në Prizren i janë shtuar dy autoambulanca të reja. Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti, Shaqir Totaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.