×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin, në mesin e tyre edhe buka

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit. Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar.

    Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm, transmeton TCH.

    Buka e Bardhë

    Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar. Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes. Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2. Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për tu mbrojtur dhe shëruar.

    Rrushi i Thatë

    Sheqernat natyrale tek rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat. Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.

    Bananja

    Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës. Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha. Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.

    Patatinat

    Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë. Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.

    Djathi i Pasterizuar

    Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit. Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin.

    Nga Rubrika
    Lifestyle08 Nëntor 2024
    Edhe pse marrja e ilaçeve të kollës për t’ju ndihmuar të ngeleni shtatzanë duket si një trajtim i thjeshtë dhe i lehtë,...
    Lifestyle08 Nëntor 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite nuk përjashtohen debatet me një person, i cili kohëve të fundit nuk është sjellë shumë mirë. Këshillohet që...
    Lifestyle07 Nëntor 2024
    DASHI Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humorin më të mirë të mundshëm dhe nuk do doni të ndryshoni aspak zakonet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Presidenti Joe Biden do të presë të mërkurën Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Zyrën Ovale, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën....
    Lajme09 Nëntor 2024
    Ish kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se gjatë këtyre tri viteve është rritë tri herë tarifa e energjisë elektrike. Hoti thotë...
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Një 56-vjeçar ka vdekur në spital në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa viktima...
    Sport09 Nëntor 2024
    Në një ndeshje interesante, që u vendos në vazhdime, Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 78:67 (17:9, 18:22, 18:16, 12:18,...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Ka vdekur në një aksident ish-ushtari  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.