Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Ajo tha se me ambasadorin Kosnett diskutuan për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend.
“Ambasadorin e njoftova për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë”.
“Gjithashtu, diskutuam edhe për procesin e dialogut Kosovë- Serbi ku vlerësova lartë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces”.
“Ambasadorin Kosnett e falënderova për përkrahjen dhe mbështetjen që më ofroi në funksion të kryerjes së detyrave dhe obligimeve që kemi në kuadër të qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Balaj-Halimi në rrjetin social Facebook.