-->
×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Metoda befasuese se si t’i zbardhni dhëmbët

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Këtu janë disa metoda të lehta të cilat përmirësojnë buzëqeshjen tuaj!

    Një buzëqeshje e ndritshme jo vetëm që duket e mrekullueshme, por mund të përmirësojë gjithashtu edhe shanset për të gjetur një partner. Sipas një studimi të fundit nga Match, 71% të femrave thonë se gjëja që i tërheqë më së shumti tek meshkujt janë dhëmbët.

    Kështu që, të kesh dhëmbë më të mirë dhe më të bardhë do të thotë se keni një shans më të madh për të gjetur një të dashur.

    Këtu janë disa metoda të thjeshta për t’i bërë dhëmbët tuaj më të bardhë:

    Soda e bukës
    Soda e bukës mund të jetë një ndihmues shumë i madh. Ky kompleks kimik është një gërryes, që do të thotë se do të ndihmojë në heqjen e njollave në dhëmbë. Por, përdorimi i tepërt mund të jetë i dëmshëm, pasi që mund të dëmtojë smaltin tuaj, i cili do të bëjë që dhëmbët tuaj të errësohen, transmeton Lajmi.net.

    Evitoni pijet energjike
    Përveç se kafeja, çaji dhe vera shkaktojnë errësimin e dhëmbëve, qëndroni larg edhe nga pijet energjike. Acidi që ato përmbajnë mund të kenë efektet e njëjta të cilat shkatërrojnë dhëmbët tuaj. Ende dëshironi shumë që të pini pije energjike? Përdorni një pip sepse do t’i mbrojë dhëmbët tuaj.

    Ndërroje brushën e dhëmbëve
    Një buzëqeshje më e bardhë mund të jetë shumë e lehtë nëse e hidhni brushën e vjetër në shportën e mbeturinave. Sipas dentistëve, ju duhet që ta zëvendësoni brushën e dhëmbëve çdo tre muaj me një të re.

    Laje gjuhën me brushë
    Ta lash gjuhën me brushë kur i pastroni dhëmbët nuk do të thotë vetëm se do të keni një frymëmarrje më të freskët. Kjo mund të ndihmojë gjithashtu që të parandaloni prishjen e dhëmbëve. Gjuha akumulon baktere, të cilat përfundimisht do të çojnë në njolla të dhëmbëve. Përdorni një brushë të butë dhe bëni disa fërkime të gjata duke filluar në pjesën e prapme të gjuhës, shpërlajeni brushën më pas. Kjo do t’ju ndihmojë që t’i hiqni bakteret nga brusha pa e ri-depozituar atë në gjuhën tuaj, transmeton Lajmi.net.

    Hani fruta dhe perime
    Të hani fruta dhe perime është e mirë jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për dhëmbët. Hani arra, karota të papërpunuara, molla dhe lulelakër, sepse këto ndihmojnë që t’i mbani dhëmbët të pastër duke hequr njollat sipërfaqësore dhe pllakat të cilat çojnë në dëmtim të dhëmbëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Eksportet masive të arit nga Zvicra drejt SHBA-së po krijojnë një pamje të shtrembëruar të bilancit tregtar mes dy vendeve. Ari nuk...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Gjashtë persona të tjerë në Rripin e Gazës kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi ministria e...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Nga Velipoja në Ksamil, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare e Shqipërisë po vijojnë monitorimet në të gjithë hapësirën detare, liqenore dhe...
    Të tjera
    Lajme03 Gusht 2025
    Në vitet e fundit nataliteti ka shënuar rënie në Kosovë. Faktorët ekonomikë, migrimi i popullsisë, karriera si dhe ndryshimi i stilit të...
    Lajme03 Gusht 2025
    Në fshatin Bogë të Rugovës, të Komunës së Pejës, sot janë mbajtur Lojërat Tradicionale të Rugovës, “Rugova 2025”. Në këto lojëra, që...
    Lajme03 Gusht 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Bazuar në këto të dhëna, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu...
    Lajme03 Gusht 2025
    Nëna Hyrë, e ëma e ish-presidentit Hashim Thaçit, feston sot ditëlindjen. Ani pse djalin e saj e ka larg në këtë ditë...
    Lajme03 Gusht 2025
    Është gjetur Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare që u raportua e humbur këtë të diel në “Rrugën B”. Pak minuta pasi raportoi Klankosova.tv...
    Lajme03 Gusht 2025
    Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare është raportuar e zhdukur nga nëna e saj. Për redaksinë e Klankosova.tv, nëna e Hirës, Dafina Muçiqi, thotë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.