×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përmendorja gjigante mes polemikash

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Planet e Presidentit Donald Trump për të nisur festimet e Ditës së Pavarësisë me një shfaqje madhështore në monumentin Mount Rushmore të Dakotës së Jugut kanë zemëruar amerikanët vendas, të cilët e shikojnë përmendoren gjigante si një përdhosje të tokës që u është vjedhur atyre me dhunë e që sot përdoret për të nderuar udhëheqës armiqësorë ndaj indigjenëve.

    Disa grupe të drejtuara nga aktivistë indigjenë po planifikojnë protesta për vizitën e 3 korrikut të Presidentit Trump, pjesë e fushatës së tij të rihapjes së vendit, i cili po del nga një periudhë pandemie, papunësie dhe, së fundmi, trazirash sociale. Ngjarja është parashikuar të përfshijë avionë luftarakë që do të fluturojnë me zhurmë mbi monumentin 79-vjeçar prej guri në Black Hills të Dakotës së Jugut si dhe një shfaqje me fishekzjarre, e para në këtë objekt që nga viti 2009.

    Planet për festime në Mount Rushmore vijnë ndërkaq në kushtet kur vendi po reflekton mbi problemin e racizmit dhe kur në të gjithë globin ka nisur një rishikim i simbolizmit të monumenteve. Shumë aktivistë indigjenë amerikanë thonë se memoriali në Mount Rushmore është po aq i neveritshëm sa edhe monumentet e shumta të Konfederatës që po rrëzohen në të gjithë vendin.

    “Mount Rushmore është një simbol i epërsisë së të bardhëve, i racizmit strukturor që është akoma gjallë në shoqërinë e sotme,” thotë Nick Tilsen, anëtar i fisit indigjen Oglala Lakota dhe president i një organizate aktiviste vendëse të quajtur NDN Collective. “Është padrejtësi të vjedhësh në mënyrë aktive tokën e njerëzve indigjenë, pastaj të gdhendësh fytyrat e bardha të kolonizatorëve që kryenin gjenocid,” thotë ai.

    Ndërsa disa aktivistë, si Tilsen, duan që monumenti të hiqet dhe mali Black Hills t’i kthehet fisit Lakota, të tjerët kanë kërkuar që përfitimet ekonomike që nxirren nga monumenti të ndahen mes të gjithëve.

    Presidenti Trump prej kohësh ka shfaqur magjepsjen e tij me monumentin Mount Rushmore. Siç tregon guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, në një rast presidenti i tha asaj fare pa drojë se e kishte ëndërr që fytyrën e tij ta gdhendnin në monument. Më vonë, gjatë një aktiviteti fushate, ai tha me shaka se do të donte të renditej së bashku me presidentët George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.

    Republikania Noem ka kërkuar një rikthim të fishekzjarreve në prag të Ditës së Pavarësisë, ndërsa Presidenti Trump ka premtuar se do të vizitojë Dakotën e Jugut për festimet.

    Disa ekspertë kanë ngritur shqetësimin se fishekzjarret mund të shkaktojnë zjarre, sidomos sepse në këtë zonë moti ka qenë tepër i thatë këtë vit. Zjarrfikësit thirrën të enjten ekuipe nga dy shtete të tjera për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që dogjën rreth 61 hektarë pyje 10 kilometra në jug të monumentit.

    Të katër fytyrat, të gdhendura në mal me dinamit dhe pajisje të rënda dekada më parë, njihen si “një tempull i demokracisë”. Presidentët u zgjodhën nga skulptori Gutzon Borglum për rolin e tyre udhëheqës gjatë katër fazave të zhvillimit amerikan: Uashingtoni drejtoi krijimin e vendit; Jeffersoni nxiti zgjerimin e tij drejt perëndimit; Lincolni ruajti bashkimin e vendit dhe u dha lirinë skllevërve; Roosevelti i dha hov novacionit industrial./VOA

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Një foshnje 9-muajshe ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër. Kështu ka bërë të ditur SPB-Ohër, njofton Klankosova.tv. Në njoftim thuhet...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se LSDM...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm i Shqiprisë, Taulant Balla gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Spanjë u prit në një takim në Drejtorinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se LSDM...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës janë kryeministri Albin Kurti dhe...
    Sport18 Maj 2024
    FC Ballkani e ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës duke mposhtur në udhëtim Llapin, derisa fitore të shtunën shënuan edhe Gjilani,...
    Lajme18 Maj 2024
    Sot në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, policia ka identifikuar dhe ndaluar dy automjete, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie....
    Lajme18 Maj 2024
    Gramos Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje tregon se si parti janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje kurdo që kryeministri të merret vesh...
    Lajme18 Maj 2024
    Partitë politike në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ditë më parë kryeministri Albin Kurti u bëri ftesë opozitës për takim, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.