×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Smogu, shkaktar i 14% të problemeve kardiovaskulare

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Sipas një studimi 14 përqind e problemeve kardiovaskulare shkaktohen nga  smogu, shkruan fanpage.it

    Grimcat e imëta me një diametër mesatar prej rreth 2.5 mikrometër (PM 2.5), depërtojnë më thellë në mushkëri duke shkaktuar një gjendje inflamatore akute dhe kronike. Disa studime në të kaluarën kanë zbuluar lidhje shqetësuese midis ndotjes së ajrit dhe patologjive të ndryshme, të tilla si astma , kanceri dhe problemet në frymëmarrje; tani janë gjetur prova të ndikimit që ka smogu në sistemin kardiovaskular, raporton abcnews.al

    Për të demonstruar lidhjen midis sëmundjeve kardiovaskulare dhe smogut, një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit Shtetëror Oregon bashkëpunuan me kolegët e Universitetit të Santo Amaro në Sao Paulo, Brazil dhe shumë institute të tjera në të gjithë botën.

    Shkencëtarët, të koordinuar nga epidemiologu i Universitetit Amerikan Profesor Perry Hystad, dolën në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat e  mijëra të rriturve të përfshirë në studimin e madh PURE, një hetim i koordinuar nga Profesor Salim Yusuf nga Universiteti Kanadez McMaster, raporton abcnews.al

    Për analizën e re, janë marrë në konsideratë të dhënat mjekësore të rreth 160 mijë pacientëve, të moshës midis 35 dhe 70 vjeç,  nga vendet me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta. Ky detaj i fundit është veçanërisht i vlefshëm, pasi  shumica e anketave të mëparshme janë kryer mbi popullsinë e vendeve me të ardhura të larta, ku ndotja e ajrit është dukshëm më e ulët se ajo e vendeve në zhvillim.

    Duke iu referuar të gjitha të dhënave, Hystad dhe kolegët vunë re, se për çdo 10 mikrogramë për metër kub, pati një rritje prej 5 përqind të problemeve kardiovaskulare. Projektimi i të dhënave në një shkallë globale, do të thotë që 14 përqind e sulmeve në zemër mund të lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë  me smogun, raporton abcnews.al

    Për të arritur në  statistika edhe  më të sakta, studiuesit morën parasysh edhe shumë faktorë të njohur të rrezikut, siç janë  pirja e duhanit , dietat dhe problemet e  mëparshme kardiovaskulare.

    Ana pozitive e këtij studimi qëndron në faktin se nuk nevojitet shumë për të ulur  rrezikun e zemrës të shkaktuar nga smogu, prandaj edhe marrja e masave jo drastike kundër ndotjes (megjithëse ndonjëherë edhe e domosdoshme) mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndet. Detajet e hulumtimit u botuan në revistën shkencore The Lancet Planetary Health.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.