×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Politika e ndjekjes dhe dënimeve ndaj profilit të lartë të korrupsionit pa rezultate konkrete

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të martën, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Lufta për statistika të korrupsionit”, si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik.

    IKD, gjatë vitit 2019, ka monitoruar 1180 seanca gjyqësore të 334 rasteve të korrupsionit me 919 persona të përfshirë.

    “Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Betim Musliu tha se edhe gjatë vitit 2019, sistemi gjyqësor ka vazhduar me ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në raport me ofrimin e qasjes në dokumente publike, kurse sistemi prokurorial është duke vazhduar me trendin negativ duke refuzuar qasje në dokumente publike. Sipas tij, si KGJK ashtu edhe KPK kanë refuzuar qasje në mbi 42% të kërkesave për qasje në dokumente publike në rastet e korrupsionit, ndërkaq përderisa gjykatat kanë refuzuar apo nuk janë përgjigjur në 37% të kërkesave të IKD-së, prokuroritë kanë refuzuar apo nuk kanë ofruar përgjigje në mbi 77% të kërkesave.

    Sipas Musliut, gjatë vitit 2019, sistemi prokurorial ka pranuar 380 lëndë të korrupsionit, ndërsa ka zgjidhur 388 lëndë, respektivisht tetë lëndë më shumë se sa ka pranuar, duke shtuar se nga 380 lëndët e pranuara kanë qenë 777 persona të përfshirë për dyshimet për kryerjen e veprave penale të korrupsionit, përderisa nga 388 lëndët e zgjidhura kanë qenë të përfshirë 734 persona”, thuhet në njoftimin për media.

    Në rastet e zgjidhura ndaj 734 personave, Musliu bëri të ditur se Prokuroritë në 69% të tyre kanë mbyllur rastet, respektivisht ndaj 315 prej tyre kanë hudhur kallëzimet penale, ndaj 192 prej tyre kanë pushuar hetimet, ndaj një personi është caktuar masa për trajtim psikiatrik. Kurse, ai tha se Prokuroritë në 30% të rasteve të zgjidhura ku kanë qenë të përfshirë 218 persona kanë ngritur aktakuzë, kurse ndaj 8 personave tjerë lënda është bashkuar apo është zgjidhur në mënyrë tjetër.

    IKD gjatë vitit 2019, ka monitoruar edhe njoftimet e lëshuara nga Prokurori i Shtetit lidhur me aktakuzat e ngritura në rastet e korrupsionit dhe veprave penale karakteristike.

    Nga ky monitorim, sipas Musliut, IKD ka gjetur se Prokurori i Shtetit është duke vazhduar me qasjen selektive të informimit të publikut lidhur me aktakuzat e ngritura, ku në disa raste publiku nuk informohet lidhur me aktakuzat e ngritura, si në rastin e kryetarit të Komunës së Klinës Zenun Elezaj, për veprën penale “Konflikti i interesit” dhe në rastin ndaj ish-zyrtarit policor Jeton Menxhiqi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Tutje, sipas Musliut, viti 2019 karakterizohet me rritjen e performancës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në inicimin dhe trajtimin e rasteve të korrupsionit. Ai tha se, për dallim nga vitet e mëhershme kur kjo prokurori hezitonte të merrte në punë rastet e korrupsionit, në vitin 2019 ka pranuar në punë 19 raste të reja me 92 persona të përfshirë, duke zbatuar në praktikë rekomandimin e IKD-së për marrje të përgjegjësisë dhe ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive nga kjo prokurori.

    Hulumtuesja e lartë e IKD-së, Hyrije Mehmeti tha se edhe në vitin 2019, Gjykatat në Kosovë kanë vazhduar kryesisht me shqiptimin e dënimeve me kusht dhe me gjobë në rastet e korrupsionit.

    Mehmeti bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar, IKD ka raportuar për 152 aktgjykime të shpallura nga Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës për raste të korrupsionit, ndaj 270 personave të përfshirë, ku 240 persona akuzohen për vepra të ndryshme korruptive, kurse 30 të tjerë janë të përfshirë në këto raste, mirëpo ngarkohen me vepra jo korruptive

    “Sipas Mehmetit, nga monitorimi i IKD-së rezulton se Gjykatat kanë dënuar me burg efektiv 41 persona, ndaj 56 personave kanë shqiptuar dënime me kusht, ndaj 36 personave kanë shqiptuar dënime me gjobë, ndërsa janë liruar 107 persona.

    Mehmeti tha se aktgjykimet e shpallura në shkallë të parë ndaj këtyre 240 personave, dëshmojnë se gjykatësit kryesisht zbatojnë politikë të butë ndëshkimore ndaj kryesve të veprave penale të korrupsionit, për çka IKD vlerëson se këto dënime nuk e arrijnë qëllimin, duke pasur parasysh se dukuria e korrupsionit vazhdon të cilësohet si kancer i shoqërisë, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës evropiane”, thuhet më tej në njoftim.

    Tutje, hulumtuesja e lartë bëri të ditur se nga monitorimi i IKD-së, rezulton se nga 133 persona të cilët janë dënuar për korrupsion nga gjykatat në shkallë të parë, ndaj pesë personave është shqiptuar dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit për një periudhë prej dy viteve dhe një viti, kurse ndaj 11 personave gjykatat kanë konfiskuar asete nga kryerja e veprës penale, ku janë përfshirë asete në vlerë prej 5 euro, 10 euro, 20 euro, 50 euro, në një rast 5, 087 euro, në një rast tjetër automjete dhe shumën e të hollave prej 20, 56 euro dhe gjësende tjera.

    Mehmeti gjithashtu tha se është duke vazhduar trendi i mosrespektimit të afateve ligjore në trajtimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë, duke u shkelur kështu të drejtat dhe liritë e të pandehurve për një proces gjyqësor brenda afateve të arsyeshme kohore.

    E njëjta bëri të ditur se, gjatë vitit 2019, IKD ka monitoruar edhe rastet e korrupsionit të trajtuara nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.

    Në fund, IKD ka dhënë edhe rekomandime konkrete që lidhen me trajtimin e rasteve të korrupsionit, nga sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor.

    Bashkangjitur e gjeni edhe raportin e plotë të IKD-së.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Të tjera
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Me publikimin e indeksit të “Reporterëve pa kufij”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se është i shqetësuar për faktin se...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë 19 pozita më poshtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.