×
  • Lajme
  • Lajme

    “Padrejtësi e plotë për Xhenetën!”

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Katër vite pas vdekjes tragjike të vogëlushes Xheneta Gashi në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, asnjë zyrtar institucional nuk është dënuar nga drejtësia, edhe pse analiza e përgjegjësisë institucionale në raport me sigurinë publike dhe mbrojtjen dhe menaxhimin e Qendrës Historike nxjerr një numër të madh institucionesh e zyrtarësh përgjegjës për rastin, si në nivel lokal ashtu edhe atë qendror.

    Kështu thuhet në një reagim të organizatës, EC Ma Ndryshe, ku theksohet se lidhur me këtë rast, është zhvilluar procedura gjyqësore vetëm ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, B.E.

    “Sipas njoftimit me shkrim të Gjykatës Themelore të Prizrenit, me datën 11 nëntor 2019 kjo gjykatë ka shpallur aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit me iniciale B.E., me arsyetimin se në veprimet e tij nuk formohen elementet e veprave penale sipas aktakuzës, “pasi që ato nuk kanë të bëjnë me figurën e veprave penale të cilat janë të përcaktuara me ligj”. EC Ma Ndryshe në gusht të vitit 2017 kishte publikuar opinionin “Drejtësi të plotë për Xhenetën”, ku kishte shprehur dyshimin nëse aktakuza në fjalë mund të sillte drejtësi të plotë për rastin tragjik të Xheneta Gashit. Ky dyshim në mes tjerash ishte bazuar edhe në faktin se rastet e kaluara të ndjekjes së veprave penale brenda Qendrës Historike ishin procese të stërzgjatura të hetimeve dhe se asnjëherë nuk patën prodhuar aktgjykime dënuese, derisa edhe në ato pak raste të përfundimit në gjykatë, aktakuzat për veprat penale brenda Qendrës Historike kanë qenë tejet shterpe, duke i sfiduar edhe gjykatësit në marrjen e vendimeve dënuese. EC në opinionin e vitit 2017 pat shprehur qëndrimin që “nuk dëshiron të besoj se modeli i njëjtë është zbatuar edhe në hetimin e rastit të vdekjes së Xheneta Gashit në rrugën “Marin Barleti””, dhe pat shtuar se “treguesit e deritanishëm ushqejnë dyshimin se procedura e zhvilluar do të jetë e mjaftueshme për vendosjen e drejtësisë së plotë për këtë rast tragjik”, thuhet në njoftim.

    Për këto arsye, EC përsëri konsideron se është detyrim i organeve të drejtësisë që të sigurojnë drejtësi të plotë për rastin e vdekjes tragjike të Xheneta Gashit, duke qenë se 3 vjeçarja kishte humbur jetën në hapësirën publike, si pasojë e mos veprimit të institucioneve që kanë përgjegjësi ligjore.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.