×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia dënoi radion opozitare për ‘lajme të rreme’, guxuan të dyshojnë në shifrat zyrtare të Covid-19

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Radio stacioni Eho Moskva dhe redaktori i saj u dënuan me para pasi kishin publikuar opinionin e një analisti që dyshonte në statistikat zyrtare të Rusisë rreth koronavirusit. Sipas autoriteteve ruse çdo e dhënë e kundërt rreth koronavirusit konsiderohet i rremë.

    Redaktori i radios opozitare ruse Aleksei Venediktov kishte shkruar sot se gjykata e Moskës e dënoi radio stacionin me 2880 dollarë ndërsa redaktorin e ueb faqes së radios Vitalij Ruvinski me 865 dollarë “për publikimin e deklaratës së analistit politik Valeri Solojev” duke shtuar se radio Eho Moskva planifikon të ankohet për vendimin.

    Sipas regjistrit të gjykatës, kjo media ruse u dënua për “përhapje të qëllimtë…të dezinformatave” dhe “shkaktim të kërcënimeve për shëndetin dhe jetën e njerëzve”.

    Nuk është saktësuar se cila pjesë e deklaratës së Solvejev ishte konsideruar si dezinformatë.

    Solvejev kishte deklaruar me 16 mars në intervistën për Eho Moskva se qeveria po gënjen kur thotë se nuk ka vdekur askush në nga koronavirusi, e së paku 1600 njerëz kishte mundësi që kishin vdekur nga mesi i janarit.

    Deri atë periudhë zyrtarët rusë nuk kishin njoftuar se kishte viktima nga koronavirusi, e shërbimi shtetëror për vëzhgim të komunikimit, teknologjisë informative dhe mediave, Roskomnadzor kishte kryer presion ndaj radio stacionit ta fshinte intervistën nga ueb faqja e tyre, por redaktorët kishin këmbëngulur në atë se Solovej kishte shprehur mendimin e tij.

    Numri i vogël i viktimave si pasojë e infektimit me koronavirus në krahasim me 596000 raste të konfirmuara të infektimit ka ngritur pyetje dhe dyshime si në Rusi dhe Perëndim se ka manipulim me të dhëna për synime politike.

    Zyrtarët rus kanë mohuar ashpër këto akuza, duke u thirrur në efikasitetin e masave të vendosura.

    Shoqata ruse Agora që ofron ndihmë ligjore në Rusi, ka njoftuar se që nga prilli janë regjistruar rreth 2000 raste të akuzave të përhapjes së dezinformatave rreth pandemisë. Ndjekje penale janë nisur p%r 33 raste, ndërsa janë shqiptuar dënime monetare me rreth 20 mijë dollarë vlerë.

    Kjo shoqatë njofton se çdo informacion që dallon nga ai zyrtar konsiderohet i rrejshëm nga pushteti.

    Rusia dhe Kina janë akuzuar nga SHBA dhe BE për nisje të fushatës së dezinformacionit ku fajësohet perëndimi për pandeminë për synime të përfitimeve politike dhe shmangie të vëmendjes dhe përgjegjësisë së tyre.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.