
Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se në ditët në vijim do të vendoset se kush do të jetë kandidat për Kryeministër.
“Ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kemi diskutuar, besoj se prononcimet do t’i merrni ndërkohë. Këto vendime do të merren shumë shpejt, besoj në ditët në vijim”, ka thënë Osmani pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK’së.
Ajo s’ka dashur të komentojë mungesën e Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut në këtë mbledhje, duke thënë se duhet pyetur ata për këtë çështje.
Vjosa Osmani është njëra prej katër kandidatëve të LDK’së për Kryeministër. Pos saj janë përmendur edhe Lutfi Haziri, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.
LDK kishte paralajmëruar se sot do të vendosej për emrin e Kryeministrit por është shtyrë për të hënën një vendimmarrje e tillë./Front Online/