×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi serioz i ujësjellësit të Prishtinës

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ndonëse javëve të fundit në Kosovë moti është jostabil dhe me reshje shiu, kjo nuk ka ndikuar aspak në rritjen e nivelit në ujit në dy liqenet.

    E as këtë vit banorët nuk do të “shpëtojnë” nga reduktimet e ashpërta të ujit.

    Kështu ka thënë për IndeksOnline, UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina” Sokol Xhafa.

    Ai ka thënë se situate momentale është e rënduar dhe në nivele kritike.

    Madje, Xhafa paralajmëroi se do të ketë inspektime të rrepta për kosumatorët që keqpërdorin ujin.

    “Sasia e ujit në akumulim nuk garanton vazhdueshmëri të furnizimit me ujë 24 orë. Shpërndarja është duke u bërë normale për të gjithë konsumatorët, por fatkeqësisht si rëndom konsumatorët (disa prej tyre) nuk mirëkuptojnë dhe keqpërdorin ujin. Ne bashkëpunim me Komunat, respektivisht inspektoratet komunale, shumë shpejt do fillojnë inspektime shtesë në terren me qëllim që të parandalohen keqpërdorimet”, tha ai.

    Xhafa shtoi se reduktimet e ujit do të fillojnë që nga 1 korriku, me qëllim që të ruajnë rezafa shtoi se reduktimet e ujit do të fillojnë që nga 1 korriku, me qëllim që të ruajnë rezervat.

    Sipas tij, reduktimet do të jenë në masë të madhe mirëpo mungesa e ujit do të vërehet gjatë natës.

    “Reduktimet e ujit do të fillojnë shumë shpejt, me qëllim që të ruajmë rezervat e pakta në akumulime. Reduktimet do të fillojnë në masë më të madhe nga 01.07.2020, por prapëseprapë do të jenë në orar të natës, atëherë kur kërkesa për ujë është minimale dhe nevojat po ashtu janë më të vogla”, u shpreh ai.

    Sipas të dhënave, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.15 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 10.55 metra nën kuotën maksimale.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.