×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari i mediumit që ishte viktimë e sulmeve kibernetike: Florim e Ardian Alaj janë kriminelë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Shkelzen Dakaj, pronari i mediumit, Gazeta InFokus, i cili ka qenë preh e sulmeve kibernetike nga Florim dhe Ardian Alaj ka reaguar pas arrestimit të Ardian Alajt për sulmet e njëjta që i ka bërë edhe Gazetës Insajderi.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dakaj i ka quajtur tashmë të njohurit Alajt kriminel.“Paramendone në një moment kur kriminel të tillë për pak minuta janë në gjendje të qasen në të gjitha adresat e juaja dhe ju përvetësojnë gjithçka. Sa kriminale është qe dikush ta përvetësoj një pronë, pasuri që e ke ndërtuar me vite”, ka shkruar Dakaj.

    Dakaj ka kërkuar dënim maksimal ndaj Alajve.“Dënim maksimal për kriminel të tillë. Askush nuk guxon ta ketë guximin të kryejn vepra kriminale vetëm pse kanë mundësi dhe ka para e mendon se mund ta blejnë edhe drejtësinë”, ka thënë Dakaj.

    Postimi i plotë i Dakajt:

    Shpresë për drejtësi!
    Arrestimi që ndodhi sot për krime kibernetike është lajm i mirë, jo vetëm për kolegët e Insajderi, Parim Olluri e Vehbi Kajtazi, por për të gjithë ne që kemi qenë dje e mund të jemi nesër cak i sulmeve kibernetike.Përveç dëmeve materiale, shantazheve e kërcënimeve, të tillë kriminel mund të shkaktojnë edhe probleme familjare, presion psikologjik e frikë e panikë te secili qytetarë apo kompani.Paramendone në një moment kur kriminel të tillë për pak minuta janë në gjendje të qasen në të gjitha adresat e juaja dhe ju përvetësojnë gjithçka. Sa kriminale është qe dikush ta përvetësoj një pronë, pasuri që e ke ndërtuar me vite.Paramendojeni, edhe më e frikshme e kriminale është fakti kur dikush ka në duar të gjithë privatësinë tane e të shantazhon e kërcënon pa pikë frike e turpi.Ardian e Florim Alaj janë të tillë. Ketë nuk e them vetëm unë si viktim e tyre por është e dëshmuar me faktet nga hetimet profesionale të policisë dhe prokurorisë.Drejtësi për të gjithë.Dënim maksimal për kriminel të tillë. Askush nuk guxon ta ketë guximin të kryejn vepra kriminale vetëm pse kanë mundësi dhe ka para e mendon se mund ta blejnë edhe drejtësinë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.