×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shengeni rikthehet në fuqi

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Nga dita e hënë janë hequr kontrollet kufitare në vendet e Bashkimit Evropian.

    Mbi urën elegant të bardhë mbi lumin Rin, mes qyteteve Kehl (Gjermani) dhe Straßburg (Francë), çiftet e dashuruara vendosin me dëshirë ndonjë dry, si simbol dashurie. Corinne dhe Detlef e kanë vënë këtu një dry në qershor, por me siguri jo në qershorin e vitit 2020. Çiftet e dashuruara francezo-gjermane e kanë pasur shumë të vështirë në tre muajt e fundit, për shkak të kufirit të bllokuar dhe pandemisë Corona. Vizitat kanë qenë të pamundura.

    Shenjat e dashurisë

    Stefan Preiß ka një lidhje me një të dashur nga Franca. Mbyllja e kufirit ka qenë tepër e rëndë për shumë çifte. “E dashura ime franceze ka ardhur një ditë para mbylljes së kufirit në Gjermani dhe ka mbetur. Ne kemi pasur fat, po njoh shumë çifte të tjera të cilët nuk janë parë me javë e muaj të tërë”, shpjegon Stefan Preiß.

    Stefani ka ardhur të dielën mbi urë ku ëshë takuar me federalistët e tjerë evropianë, pavarësisht pandemisë. Policia gjermane dhe ajo franceze ka hequr në mesnatë kontrollet kufitare, mbi lumin Rin.

    Koha e keqe

    Peter Cleiss megjithatë nuk është i kënaqur. “Ne kërkojmë që të krijohen struktura, të cilat nuk lejojnë veprime nacionale të politikanëve dhe të cilat do të përcaktojnë se si duhet të veprojmë me kufijtë.” Ai nuk është i sigurt se mbyllja e kufijve ka sjellë diçka të mirë, në kohën e pandemisë.

    Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer (CSU), është i mendimit të kundërt. Para pak ditësh ai tha se mbyllja e kufirit ka ndihmuar, për parandalimin e përhapjes së virusit.

    Peter Cleiss kërkon që në të ardhmen të vendosë populli nëse duhet të mbyllen kufijtë apo jo. “Iracionalistët nga të dyja anët e kufirit kanë qenë të shumtë”. Numri i kundërshtarëve nga të dy anët është shtuar nga dita në ditë. Ndaj duhet menduar që të në ardhmen të mos mbyllen kufijtë.

    Në këtë ditë, kur shënohet rastësisht edhe 35-vjetori i Shengenit, është i gëzuar edhe studenti Theó Prestavioine. “Ne festojmë rihapjen e kufirit. Të gjithë janë mësuar ndërkohë që të kalojnë kufirin pa problem. Ndërsa vendosja e kufirit ishte e rëndë dhe e papritur. Njerëzit mendojnë se vet politikanët janë fajtorë”.

    Maskat dhe mbrojtja

    Theó Prestavoine është i lumtur me përfundimin e kontrolleve. Ndonëse kufijtë e 26 vendeve të Shengenit nuk kanë qenë kurrë të mbyllura tërësisht. Mallrat kanë qarkulluar, punëtorët kanë mundur të kalojnë kufirin. Prej javësh në kufirin mes qyteteve Straßburg dhe Kehl nuk kontrollohen të gjithë kalimtarët. Në mesnatë edhe kjo mori fund dhe u tërhoqën kontrollet e fundit nga rruga. Shefi i policisë, në bisedë me DW, nuk është i bindur se me ndalimin e qarkullimit të njerëzve është ndaluar edhe përhapja e virusit.

    Hapja e kufijve

    Për Stefan Preiß është e qartë se politika në radhë të parë duhet të mësojë nga kjo pandemi dhe se përgjegjësia më shumë duhet të jetë në duart e autoriteteve rajonale. “Në fillim askush nuk ka menduar se cilat do të jenë pasojat për njerëzit. Ata në Berlin apo Paris nuk e dinë fare gjendjen në kufi. Tani thonë se mund të shkoni për pushime në Itali apo Spanjë, por për ne hapja e kufirit ka një domethënie tjetër – një domethënie jetësore.

    Kufijtë e brendshëm të 22 nga 26 vendet e Shengenit janë hapur këtë të hënë. Suedia, Finlanda, Spanja dhe Norvegjia ende kanë kufizime. Ndërsa kufijtë e jashtëm të BE mbeten ende të mbyllur, të paktën deri në fund të qershorit, shkruan DW.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.