×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet arsyeja e ardhjes së Lajçakut në Kosovë e Serbi

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, këtë javë do ta vizitojë rajonin në funksion të përgatitjes së terrenit për negociatat e ardhshme.

    Edhe pse zyrtarisht as Brukseli e as Qeveria e Kosovës nuk e kanë zbardhur datën dhe agjendën e takimeve, “Koha” merr vesh se diplomati sllovak do të qëndrojë në Prishtinë të martën, ku do të zhvillojë takime me liderët institucionalë.

    Kjo është vizita e parë e Lajçakut që prej emërimit të tij si emisar i BE-së për dialogun, ndërkohë që në Kosovë u ndërruan dy qeveri.

    Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se për shkak të mungesës së qartësisë rreth këtij procesi brenda Kosovës, por edhe rolit të padefinuar ndërmjetësues mes SHBA-së dhe BE-së, e bënë vështirë të parashikueshëm rrjedhën e tij.

    “Ende është e paqartë se çfarë dinamike do të ketë procesi i ndërmjetësuar nga ana e BE-së, duke konsideruar që brenda spektrit politik kosovar ka një qëndrim të ndarë rreth pritshmërive nga ndërmjetësimi i BE-së. Nga ana tjetër, kemi një proces tjetër të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, prandaj është më se e nevojshme që të ketë qartësim të rolit të BE-së dhe SHBA-së siç duhet, të ketë qartësim të pozicionit kosovar dhe pritshmërive nga procesi i dialogut në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi.

    Ndërkaq, Donika Emini nga “Civikos”, aktivizimin e Lajçakut e sheh si përpjekje të Bashkimit Evropian për ta rimarrë primatin në dialog, kohën kur është kërkuar që udhëheqja e këtij procesi t’u besohet Shteteve të Bashkuara.

    “Kjo vizitë është një tentativë e Bashkimit Evropian për t’u bërë palë e një procesi të cilin ata e kanë pasur në pronësi, por e kanë lëshuar nga dora. Këto vizita të Joseph Borrellit më herët dhe të Lajçakut tani, janë tentativë po t’ia përcaktuar kursin procesit të ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi. Tani kemi edhe një përfshirje të ShBA-së, në përpjekje për t’i çuar palët drejt një marrëveshjeje, por sigurisht se është gjë pozitive përfshirja e Bashkimit Evropian”, ka theksuar Emini.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Ruzhdi Kurtishaj, pronari i Sharr Travel, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur se Kosova është shumë më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit me presidentin letonez, është pyetur për raportin e Kosovës me...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se si parti nuk preferojnë dy palë zgjedhje pasi siç deklaroi ai, mund të ketë...
    Lajme15 Korrik 2025
    Instituti Demokratik i Kosovës ka “shpallur konkurs” për deputetë të ri. “Konkurs për deputetë të ri. Apliko sot”, është shkruar në fotografi....
    Lajme15 Korrik 2025
    Lideri i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se ende nuk është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Megjithatë derisa nxitohej...
    Lajme15 Korrik 2025
    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, përfshirë Ferizajin, Lipjanin dhe të tjera,...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga homologu i saj letonez Edgars Rinkevics. Ajo u shpreh se miqësia mes dy...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, tha sot se partia e parë ka dhënë opsione për të dalë nga kriza institucionale, por sipas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.