
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një njoftimi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Llukman Halili, shkruan Front Online.
LEXO EDHE: Vdes gazetari i njohur Llukman Halili
AGK thotë se i ndjeri Halili ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet që kanë ndodhur në vend.
“AGK, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Llukman Halili”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë i AGK-së:
AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili
LEXO EDHE: Çun Lajçi me vargje emocionuese për gazetarin e ndjerë nga Tërnoci
PRISHTINË 13.06.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Llukman Halili.
Halili pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, si dhe ka qenë korrespodenti i parë i Radio Televizionit të Prishtinës nga Palestina. Ai ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet që kanë ndodhur në vend. I ndjeri para luftës ka punuar si gazetar në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot”, ndërsa së fundi ishte profesor në Universitetin e Varshavës.
AGK, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Llukman Halili.