×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestuesit në SHBA ‘rrëzojnë’ historinë, si po shkatërrohen statujat e njohura

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Në Riçmond, kryeqytet i shtetit Virxhinia, protestuesit rrëzuan të mërkurën vonë një statujë të presidentit të Konfederatës gjatë luftës civile, një tjetër monument që prishet në vazhdën e protestave mbarëkombëtare kundër padrejtësive racore. Pamjet e postuara në mediat sociale tregonin statujën e Jefferson Davis, president i Konfederatës pro-skllavopronare gjatë Luftës Civile amerikane të viteve 1861-65, që tërhiqej nga një kamion ndërsa njerëzit e pranishëm brohorisnin.

    Piedestali i statujës ishte i mbuluar me mbishkrime. Ajo qëndronte në rrugën e monumenteve të qytetit ku rreshtohen statujat e disa figurave të njohura të Konfederatës. Riçmondi ka qenë kryeqytet i Konfederatës gjatë pothuajse gjithë periudhës së Luftës Civile. Vala globale e protestave antiraciste ka rihapur një fushatë për të hequr statuja dhe të tjera simbole që nderojnë udhëheqësit e Konfederatës.

    Shumë jugorë i mbrojnë këto monumente si nderim për të rënët në luftë dhe si pjesë e historisë së vendit. Ata e kundërshtojnë me forcë heqjen e tyre, megjithëse ato lidhen me skllavërinë dhe racizmin. Të hënën, një gjykatës në Riçmond lëshoi një urdhër 10-ditor kundër vendimit të Guvernatorit Ralph Northam për të hequr një statujë të gjeneralit të Konfederatës, Robert E. Lee në këtë qytet.

    Më herët të mërkurën në Portsmuth të Virxhinias, protestuesit u hoqën kokat dhe përdhosën statujat që ishin pjesë e monumenteve të Konfederatës. Një grup protestuesish rrëzuan po të mërkurën një statujë të eksploruesit italian Kristofor Kolombi në Sejt Pol të Minesotës. Një tjetër monument i Kolombit i ngritur në Riçmond në vitin 1927 u vandalizua dhe u hodh në një liqen.

    Në orët e para të së mërkurës në Boston, iu hoq koka statujës së Kolombit në Boston. Edhe pse Kristofor Kolombi u përshëndet për zbulimin e Botës së Re dhe hapjen e saj për ardhjen e evropianëve, disa studiues të ditëve të sotme flasin për një histori më komplekse, që përfshin skllavërimin dhe nënshtrimin e banorëve vendas.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.