×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori zviceran e cilëson të papranueshme gjuhën denigruese ndaj kryeparlamentares Osmani

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës,  Vjosa Osmani, sot priti ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

    Në këtë takim, në të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy vendeve, u ritheksuan edhe një herë raportet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u ritheksua përkushtimi për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Shteti i Zvicrës, si njëri ndër vendet e para të cilat e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, vazhdon të përkrahë jetën demokratike në Kosovë.

    Ambasadori Lebet shprehu qëndrimin e vendit të tij për ta ndihmuar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, shteti zviceran e përkrah normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbron fuqishëm paprekshëmërinë e kufijve.

    Po kështu, ai shprehu mirëkuptimin e tij për qëndrimet e Osmani për proceset politike në vend, si dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave demokratike perëndimore.

    “Ne i japim mbështetje të pakursyer znj. Osmani në përkushtimin e saj dhe konsistencën në promovimin e vlerave demokratike”, tha ambasadori Lebet. Ai vlerësoi se gjuha denigruese ndaj një personaliteti me integritet të lartë dhe të pakorruptuar si Vjosa Osmani, vetëm për shkak të mospërputhjes në qëndrime politike, është e papranueshme.

    Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit,  Osmani, e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe ia shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra ia ka dhënë Kosovës.

    Ajo e shtroi domosdoshmërinë e bashkëpunimit me vendet mike për promovimin e mëtejmë të jetës parlamentare, procesin e dialogut dhe krijimit të paqes së qëndrueshme, si dhe shmangien e gjuhës së urrejtjes.

    Osmani dhe ambasadori Lebet shprehën po kështu nevojën e një procesi transparent dhe të kujdesshëm për përzgjedhjen e avokatit të popullit, si institucion që kujdeset për afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të një sistemi që siguron kontrollin e pushteteve dhe llogaridhënien./Front Online

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.