
Bota beson se gjendja është përkeqësuar në Shtetet e Bashkuara të Trumpit – dhe ata sinqerisht dëshirojnë të jetë më e mirë.
Gjatë dy javëve të kaluara, evropianët kanë dalë në rrugë për t’iu dhënë marsheve kundër padrejtësisë racore anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së vrazhdë të George Floydit në duart e policisë në Minneapolis. Turma të mëdha njerëzish në Paris, Berlin, Amsterdam, Vjenë dhe Londër valuan pankartat “Black Lives Matter”, përderisa shumë prej tyre përdorën rrjetet sociale për të shprehur solidaritetin me protestat në SHBA dhe gazetarët e sulmuar nga policia me gaz lotsjellës dhe forcë brutale, përfshirë edhe ato të shpërndara me dhunë për të krijuar hapësirë që presidenti Donald Trump të pozonte.
“Moda” kundër Amerikës së Trumpit
Protestat evropiane janë manifestuar me forma të ndryshme dhe shpeshherë shprehin shqetësime lokale. Por për shumë vrojtues evropianë, çështja shkon më larg sesa brutaliteti policor dhe çështjet racore në Shtetet e Bashkuara ose debatet e ngjashme, që ngjallën në shoqërinë e tyre. Evropianët po shprehin frustrimin ndaj lidershipit amerikan pas pothuajse tre vjetësh të administratës së Trumpit dhe simpatinë e tyre për një komb në të cilin ende dëshirojnë të besojnë.