
Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me 20 studentë të Amsterdam University College.
“Çdo vit, një grup studentësh nga ky institucion e viziton Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por kësaj radhe, për shkak të pandemisë COVID-19, diskutimin e zhvilluam online”.
“Unë u tregova për të arriturat e Qeverisë sonë gjatë 4 muajve që ishim në detyrë dhe për sfidat me të cilat u ballafaquam që nga marrja e mandatit. Meqë këto ditë aktivistët tanë janë duke mbledhur nënshkrime për peticionin “Duam Zgjedhje”, biseduam edhe për rëndësinë që kanë zgjedhjet në një vend demokratik si shprehje e vullnetit të qytetarëve dhe përtërirje e legjitimitetit të institucioneve”.