×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Banorët lënë për 4 ditë turistin e rrëzuar në pus se mendonin se ishte fantazmë

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Disa banorë vendas refuzonin të ndihmonin një turist me këmbë të thyer që kishte rënë në një pus të hapur pasi besonin se thirrjet e tij për ndihmë ishin një kurth i fantazmave.

    28 vjeçari britanik Jacob Roberts kishte rënë në gropën e madhe rreth 500 metra larg shtëpisë ku po qëndronte në Bali të Indonezisë, por turistët e tjerë dhe rezidentët mendonin se thirrjet e tij ishin zëri i shpirtrave.

    Vetëm kur fermerja vendase Wayan Suwiji i tha nipit të saj të shikonte çfarë kishte ndodhur te pusi, ata gjetën çantën e tij dhe britanikun e bllokuar në pusin gati 5 metra të thellë.

    Familja e fermeres tregonte sesi më pas i kishin hedhur atij ujë e biskota dhe i kishin vënë një shkallë, por i plagosuri nuk mund të ngjitej dot vetë.
    Fshatarët vinin më pas rregullisht te vendi i ngjarjes për të hedhur ushqime e ujë, për ta mbajtur gjallë deri sa erdhën grupet e ndihmës.

    Punonjësi i informatikës raportoi më pas se ra në pus teksa përpiqej t’i shpëtonte atij që njihet si ‘qeni i Balit’ që jeton në pyll dhe shpërndan sëmundjen e tërbimit.

    Zonja Suwiji tha: “Dëgjova zhurmat ooh ooh, u drodha e tëra, nuk e dija nëse ishin zhurma njerëzore, kafshe apo fantazmash. Isha e tmerruar dhe vrapova t’i tregoj të tjerëve.

    Britaniku kishte thyer një këmbë gjatë rënies.
    Ai u shpëtua nga Agjencia Kombëtare e Shpëtimit të Indonezisë.
    Kreu i policisë tha se ai dukej ‘shumë i dobët’ pas shpëtimit.
    29-vjeçari transportohet nga rezervuari në Pecatu.

    Punonjësi i informatikës raportoi më pas se ra në pus teksa përpiqej t’i shpëtonte atij që njihet si ‘qeni i Balit’.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.