×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli dhe Gashi shkarkojnë drejtorin e ri të Muzeut

    FrontOnline
    23 Gusht 2019

    Në koordinim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ministri Kujtim Gashi sot ka shkarkuar Komisionin Përzgjedhës për Drejtorin e Muzeut të Kosovës, i cili nuk ka garantuar proces transparent dhe tërë procesin e deritashëm të përzgjedhjes e ka anuluar.

    Anëtari i Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, Ajet Leci, ishte zgjedhur drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës.

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në vazhdimësi e ka theksuar se nuk do të lejojë korrupsion dhe nepotizmin nën udhëheqjen e tij.

    “Gjatë ditës së djeshme unë jam informuar se dikush është emëruar në mënyrë jo të rregullt dhe duke shkelur procedurat ligjore. Kështu që, në bisedë edhe me Ministrin e Kulturës, jam i lumtur ta them para jush këtu që edhe ministri është në dijeni të plotë dhe po merret me këtë rast. Korrupsioni dhe nepotizmi na dëmton neve në të gjitha fushat e jetës dhe ne, po ashtu, do ta luftojmë atë në të gjitha drejtimet, jo me fjalë, por me vepra konkrete”, ka thënë Veseli.

    Ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk përfundon në një ditë, por kërkon vendime të guximshme, sikurse vendimi i Ministrit të Kulturës sot për ta shkarkuar komisionin dhe anuluar vendimin e përzgjedhjes.

    Ndërsa, ministri Kujtim Gashi ka thënë se ka hyrë në politikë për t’i ndryshuar gjërat për të mirë, për ta luftuar korrupsionin.

    “Rastet sikurse ky tregojnë që korrupsioni nuk luftohet me koktej molotovi dhe me gaz lotsjellës. Partitë tjera nuk kanë bërë asgjë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, por ato vetëm po na shikojnë neve. Ata po vazhdojnë të rekrutojnë fatkeqësisht njerëz që kanë problem me ligjin”, u shpreh ministri.

    Gashi ka thënë se PDK-ja do të prezantohet me një listë me njerëz të pastër, pa aktakuza dhe që janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin me vepra dhe jo me fjalë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.