×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha dorëzon kallëzim penal për Kurtin dhe Abazin

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Drejtori i shkarkuar i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), Eset Berisha, ka thënë se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi për shkak të shkarkimit të tij nga pozita e drejtorit të AAC-së, siç thotë ai, pa procedurë zyrtare.

    Berisha ka theksuar se ndaj Abazit ka bërë kallëzim penal për shkak të dyshimit për falsifikim të dokumentit zyrtar me prova të rrejshme ndaj auditimit të brendshëm nga Ministria e Financave, raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, vendimeve gjyqësore dhe shkresave të tjera zyrtare.

    Po ashtu Berisha thotë se ka dorëzuar edhe padi ndaj Kurtit për “Fyerje” dhe “Shpifje” ndaj tij në një konferencë për medie dhe shton se, për dallim nga Kurti që “kishte plot gojën me luftim të korrupsionit”, ai ndihet krenar për veprimet dhe vendimet që i ka marrë në luftimin e paligjshmërive në AAC.

    “Ndaj ish-kryeministrit Kurti kam dorëzuar edhe një padi për ‘Fyerje’ dhe ‘Shpifje’ ndaj meje në konferencën për shtyp më 13 maj 2020, jo për ‘amelika, amelika’, por për shkak të etiketimit tim si ‘i korruptuar’ edhe pse pa asnjë provë ose dëshmi të vetme. Për dallim prej z. Kurtit, që e kishte plot gojën me ‘luftimin e kr(l)imit dhe korr(l)upsionit’, jam krenar për veprimet dhe vendimet e mia në luftimin e paligjshmërive në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës dhe më gjerë, sepse besoj se është e kundërligjshme mbajtja e postit të drejtorit të Departamentit pa kualifikim, pa diplomë të studimeve themelore, e aq më tepër financimi me para publike i shkollimit në nivelin master jashtë vendit, edhe përkundër mungesës së diplomës së studimeve themelore. Për këto kanë shkruar edhe gazetat më parë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

    Drejtori i shkarkuar i AAC-së thotë se Kurtit i mbetet të arsyetojë moszbatimin e procedurave zyrtare për shkarkim, ndërsa për Abazin thotë se i mbetet të arsyetojë pse ka deklaruar rrejshëm disa herë në shkresa zyrtare.

    “Eh, z. Kurtit tani i mbetet të arsyetojë pse nuk ka zbatuar ndonjë procedurë zyrtare për shkarkim, siç parashihet me Ligjin e Punës dhe me ligjet tjera, ndërsa z. Abazi të arsyetojë pse ka deklaruar rrejshëm disa herë në shkresë zyrtare, ka konstatuar shkelje të ligjeve përkundër vendimeve gjyqësore që kanë vërtetuar të kundërtën dhe pse nuk i ka përfshirë në shkresën e tij dokumentet dhe dëshmitë, të cilat i ka pasur në posedim para se ta hartonte atë. Të gjitha këto dëshmi tani i posedon edhe Prokuroria”, ka potencuar Eset Berisha.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.