×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Horoskopi ditor, e enjte 4 qershor 2020

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Ky është horoskopi për ditën e enjte 4 qershor 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

    Dashi

    Ju pret një ditë pozitive për ndjenjat, ku mund të merrni diçka më shumë. Mund të keni dëshirë për diskutime dhe ndryshime. Po ashtu, duhet treguar kujdes sa i takon anës ekonomike, pasi gjatë kësaj periudhe jeni përballur me probleme.

    Demi

    Në dashuri, nuk duhet të jeni shumë ngacmues. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të shmangni debatet. Hënën do e keni kundër dhe kjo gjë mund t’iu shkaktojë probleme në punë.

    Binjakët

    Bëjini gjërat qetësisht gjatë kësaj dite. Bëni mirë që të mos përfshiheni në polemika dhe debate. Në punë, duhet të përqendroheni në projektet të cilat duhet ti çoni përpara.

    Gaforrja

    Saturnin nuk do e keni më kundër në dashuri, duke stimuluar emocionet pozitive. Hëna në shenjën tuaj, do të favorizojë emocionet. Në punë, duhet të mendoni lidhur me projektet, por bëni kujdes me debatet dhe jini të matur me shpenzimet.

    Luani

    Për të zgjidhur problemet e zemrës të lindura kohëve të fundit, duhet të duroni edhe pak. Do të keni idetë e duhura në punë dhe ka ardhur momenti që të mos qëndroni pa vepruar.

    Virgjëresha

    Duhet të ecni ngadalë gjatë kësaj dite, pasi mund të hani në pengesa. Jeni shumë të lodhur, ndaj duhet të rrini larg problemeve. Gjatë kësaj periudhe jeni shumë të zënë me punë.

    Peshorja

    Raportet e lindura prej pak kohësh do të ecin mirë. Çiftet që kanë kohë bashkë, do të kenë mundësi që të zgjidhni një problem. Në punë do të keni pasiguri dhe do të demoralizoheni.

    Akrepi

    Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në sferën sentimentale. Çiftet mund të përjetojnë, emocione të bukura. Në punë ka shumë persona interesantë që ju rrethojnë, ju mbetet veçse të zgjidhni të duhurin.

    Shigjetari

    Kjo e enjte do të jetë mjaft e qetë sa i takon dashurisë. Do të keni ide të mira, për ta bërë ditën sa më interesante. Në punë dhe në sferën sentimentale, ka gjëra që do ju krijojnë probleme.

    Bricjapi

    Në dashuri mundohuni që të mos përfshiheni në debate, pasi gjërat do të përmirësohen brenda pak kohësh. Nëse ka diçka që ju shqetëson, mundohuni që të mos rëndoheni. Propozimet e reja duhen vlerësuar me kujdes, duke reflektuar para marrjes së një vendimi.

    Ujori

    Mundohuni që të mos nxirrni probleme nga e kaluara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, do të jeni të karikuar me energji. Në punë, duhet të tregoni kujdes.

    Peshqit

    Kjo ditë është ideale për tu përballur me probleme sentimentale. Përballuni dhe flisni me personin me të cilin keni të bëni. Do të ndjeni sikur po e çoni kohën dëm. Në punë duhet të veproni ngadalë, pasi do ju duhet të bëni disa zgjedhje.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.