
Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë për media pas formimit të Qeverisë “Hoti”. Duke e komentuar deklaratën e Haxhi Shalës i cili sot thotë se do ta votojë Qeverinë “Hoti” , Thaçi tha se nuk heziton të jap këshilla kur atë ia kërkon dikush.
Thaçi ka thënë se ai nuk heziton t’i japë këshilla deputetëve ose kujtdo që i kërkon, pasi sipas tij, e ka përvojën të kontribuojë.
“Çdo deputet ka legjitimitetin e vet dhe unë nuk refuzoj të diskutoj për çështje madhore me të gjithë ata që pajtohen, por në të njëjtën kohë edhe duke u bazuar në eksperiencën time, jo rrallë herë dha këshilla që kërkon nga unë se cka i bie mirë për të mirën e vendit” , ka thënë presidenti Thaçi.
Deputeti i Nismës ka thënë se ishte kundër votimit të Qeverisë Hoti, por ka thënë se ka ndryshuar qëndrim pas një takimi që ka pasur me Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/703770580441082/