×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: PAN-i s’do t’i mungojë askujt

    FrontOnline
    22 Gusht 2019

    Lumir Abdixhiku nga radhët e LDK-së ka deklaruar se PAN-i me miq pak është zhbërë, ndërsa ka theksuar se ata s’do t’i mungojnë askujt sepse ora e ndryshimit ka nisur.

    “PAN-i me miq pak, u zhbë. S’do t’i mungojnë askujt”, shkroi ai në Facebook, raporton Front Online.

    Tutje ai ka shtuar se shteti i kapur i 82 zëvendësministrave, i 400 këshilltarëve, i 54 milionëve të Bektelit, i 52 milionëve të ujit, i 100 milionëve të veteranëve të rrejshëm mori fund.

    “PAN-i me miq pak, u zhbë. S’do t’i mungojnë askujt.

    Shteti i kapur i 82 zëvendësministrave, i 400 këshilltarëve, i 54 milionëve të Bektelit, i 52 milionëve të ujit, i 100 milionëve të veteranëve të rrejshëm, i kërcënimit të prokurorëve, i falimentimit të Telekomit, i punësimeve familjare, i rritjes së pagave për vete, i mashtrimit në festë pavarësie, i zv/kryeministrave me armë në shokë, i ministrave me aktakuza, i kidnapimit të qytetarëve të huaj, i dështimit në liberalizim, i dështimit në Interpol, i izolimit nga aleatët, i humbjes së njohjeve, i humbjes së 24,000 vendeve të punës, i rritjes së borxhit publik, i kapjes së universiteteve, i zaptimit të noterëve, e i vendosjes së Komandant “Fytyrave” tek pronat – po merr fund. Për të mirë; ma në fund.

    Nga sot, ora e ndryshimit ka nisë. Tik-tak!”, shkroi Abdixhiku. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.