
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka uruar të gjithë fëmijët për Festën e tyre 1 Qershorin, raporton “Front Online”.
Ai ka thënë se kjo ditë është e rëndësishme dhe se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie.
Postimi i plotë i tij:.
Sot është dita më e rëndësishme për fëmijët, 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Në këtë ditë të veçantë, shprehim përkushtimin tonë për t’u krijuar atyre kushte sa më të mira për shkollim, edukim, perspektivë, si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie. Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi.
Urime 1 Qershori, fëmijë të dashur! /Front Online