×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia nuk e ndali korrupsionin

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë thotë se ka pranuar me dhjetëra informata nga persona të ndryshëm për raste të dyshuara të korrupsionit gjatë muajve kur vendi ka qenë duke u përballur me pandeminë e koronavirusit.Zyrtarë nga Agjencia thanë për Radion Evropa e Lirë se, informatat e pranuara kanë të bëjnë me dyshime për korrupsion, konflikt interesi, deklarim të rrejshëm të pasurisë, keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe raste tjera lidhur me dyshimet për korrupsion të prokurimit publik.Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se janë duke trajtuar të gjitha informacionet.

    “Gjatë kësaj kohe kemi proceduar më shumë se dhjetëra kallëzime penale për dyshim të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, për deklarim të rrejshëm dhe mosdeklarim të pasurisë dhe fusha të tjera të konfliktit të interesit dhe po ashtu edhe çështje të tjera që lidhen me mandatin e agjencisë”, tha Havolli.Havolli tha se kjo Agjenci, gjatë kësaj kohe, ka dhënë mbi 10 opinione ku dyshohet se është shkelur Ligji i prokurimit publik. Ai tha se në aspektin e hetimeve po trajtohen disa raste.“Po ashtu mund të them se gjatë kësaj kohe agjencia ka ushtruar me dhjetëra raste të kallëzimeve penale dhe ka dërguar në prokurori dyshimet e mundshme për korrupsion dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë”, tha mes tjerash Havolli.

    Agjencia është duke i trajtuar edhe disa raste për të cilat nuk ka mundur të japë shumë detaje, pasi janë në fazën fillestare të trajtimit.“Kemi pasur shumë informata lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me aktivitetet e prokurimit. Siç e dini që ka qenë një gjendje emergjente dhe shumë produkte janë blerë në forma të ndryshme”, tha ai.Përfaqësues të shoqërisë civike disa herë kanë shprehur dyshime për përhapjen e dukurisë së korrupsionit edhe gjatë kohës së pandemisë.

    Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, thekson se në një situatë ku administrata publike nuk është duke funksionuar dhe ku numri i stafit punues ka qenë i reduktuar, mundësitë e keqpërdorimeve kanë qenë të mëdha.“Në një situatë të tillë gjasat janë që të ketë shumë raste të korrupsionit e të keqpërdorimit si nga aspekti i procesit të prokurimit publik apo mundësive të tjera, kështu që mund të këtë raste”, tha Demhasaj.Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se ka dyshime se disa institucione, periudhën e pandemisë, e kanë shfrytëzuar edhe për përfitime në mënyrë jo të ligjshme.Organizata Çohu, thotë Demhasaj, gjatë këtyre muajve nuk ka arritur që të monitorojë institucionet, por sipas tij, qytetarët kanë hasur në parregullësi.“Është përfolur për disa tenderë problematikë me keqpërdorim të çmimeve por e shoh si të mundshme që korrupsioni ka mundur të ndodhë në ketë kohë”, tha Demhasaj.

    Radio Evropa e Lirë, ka provuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë e tjera lidhur me kallëzimet penale që Agjencia ka dorëzuar në prokurori, por as ato dhe as zyrat për media nuk janë përgjigjur në pyetje.Demhasaj thotë se edhe mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë me kapacitet të plotë, bën që rastet e dyshuara me korrupsion të mos procedohen në kohë.

    “Duhet të kthehet në punë sistemi i drejtësisë edhe gjykatat edhe prokuroritë edhe të fillojnë të trajtojnë këto dyshime që ekzistojnë për rastet e korrupsionit, pra këto te rejat që janë, por njëkohësisht për t’i trajtuar edhe rastet e tjera që i kanë pasur”, tha Demehasaj.Emërimet politike në Kosovë, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t’i ngufasin institucionet dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore.Sipas raportit të organizatës, Transparency International për vitin 2019, ku prezantohet Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Kosova ka shënuar regres sa i takon luftës kundër korrupsionit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.