×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump, rishikim i rregulloreve për platformat e rrjeteve sociale

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për rishikimin e një ligji, i cili prej kohësh mbron kompanitë Twitter, Facebook dhe Google që ato të mos mbajnë përgjegjësi për materialin e postuar nga përdoruesit.

    Njoftimi vjen pasi kërcënimeve të Presidentit se do të mbyllte faqe të caktuara interneti që ai i akuzon se po mbysin zërat konservatorë.

    Dy ditë më parë zoti Trump u përfshi në një debat me kompaninë e rrjeteve sociale Twitter, kur ajo vendosi t’u shtojë shënime tweeteve të Presidentit rreth pretendimeve të tij, të pa mbështetura në fakte, për manipulime në votimin me postë.

    Kompania u kishte shtuar tweeteve të presidentit një paralajmërim, ku i nxiste lexuesit të kontrollonin faktet.

    Urdhri ekzekutiv do t’i kërkonte Komisionit Federal të Komunikimit të propozojë apo sqarojë disa rregullore të kapitullit 230 në Ligjin për Komunikimin e Qytetëruar, sipas të cilave platformat e internetit nuk mbajnë përgjegjësi ligjore për materialin që postojnë përdoruesit e tyre.

    Ndryshime të tilla mund t’i ekspozojnë kompanitë e teknologjisë ndaj padive të reja ligjore.

    Në projekt-urdhrin ekzekutiv i kërkohet Komisionit Federal të Komunikimit të shqyrtojë nëse veprimet të cilat lidhen me ndryshimet që kompanitë e mediave sociale vendosin t’i bëjnë përmbajtjes së postuar në platformat e tyre, duhet të çojnë në humbjen e mbrojtjes që ato gëzojnë sipas kapitullit 230 të ligjit.

    Projekt-urdhri i kërkon gjithashtu agjencisë në fjalë të shqyrtojë nëse një platformë e medias sociale përdor praktika mashtruese për të ndryshuar përmbajtjen e postuar dhe nëse këto praktika nuk janë në përputhje me statutin e saj.

    Në projekt-urdhër thuhet se Zyra e Strategjisë Dixhitale pranë Shtëpisë së Bardhë do të ngrejë një mekanizëm për të ndihmuar qytetarët të raportojnë raste të censurës në internet.

    REAGIMET

    Shefi ekzekutiv i firmës Twitter Jack Dorsey tha në faqen e internetit të kompanisë se tweetet e presidentit “mund t’i bëjnë njerëzit të mendojnë gabimisht se ata nuk kanë nevojë të regjistrohen për të marrë një fletëvotimi me postë. Synimi ynë është të sqarojmë deklarimet konfliktuale dhe të japim informacionet për të cilat ka debate, në mënyrë që njerëzit të mund të gjykojnë vetë.”

    Steve DelBianco, president i NetChoice, një grup komercial që ka në klientelën e tij edhe kompanitë Twitter, Facebook dhe Google, tha se “presidenti është duke shkelur Amendamentin e Parë të Kushtetutës, duke kërcënuar të drejtat themelore të fjalës së lirë për platformat e mediave sociale”. Ky hap i administratës “i nxit qeveritë e huaja të kontrollojnë lirinë e shprehjes në internet,” tha ai në një deklaratë të enjten. /Voa

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.