×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Komunitetet, interesim të madh për ta veshur uniformën e FSK-së

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Ministri i Mbrojtjes Anton Quni në një intervistë për “Front Online”, ka theksuar se FSK-ja nuk ka kufizime për shkuarje në pjesën veriore të Kosovës.

    Ai ka thënë se në bashkëpunim me autoritetet e NATO-së dhe të KFOR-it, janë të gatshëm që çdoherë të zhvillojnë aktivitete për nevojat e komunitetit dhe jo që të shkaktojnë incidente në këtë pjesë të vendit.

    “Ne nuk kemi kufizime. Do të thotë me autoritetet e NATO-së, me autoritetet e KFOR-it gjithnjë e kemi deklaruar që në çdo kohë dhe në çdo pjesë të Kosovës, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë aktivitete, kur komunitet kanë nevojë për shërbime tona. Por assesi ne nuk do të demonstrojmë me forcë apo të shkaktojmë ndonjë incident, e cila pastaj do të shërbej për çështje të ndryshme politike”, ka thënë Quni për “Front Online”.

    Quni tregon se si Serbia po mundohet t’i rekrutojë pjesëtarët serbë të FSK-së

    Poashtu Quni ka theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njësitet që operojnë në këtë pjesë.

    “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm. Ne kemi edhe njësitë që  për shembull po e marr njësitë e OED-es që sipas planit të angazhimit ditor, operojmë në bashkëpunim edhe me organizatat e tjera. Kemi njësitë që janë posaçërisht të siguruar për komunitetet pakicë, për sensibilizimin kur është periudha e rekrutimit për pjesëtarë të rinjë të FSK-së. Do të thotë jemi në kontakte të vazhdueshme”, ka thënë tutje Quni për “Front Online”.

    Quni: S’ka kufizime, Ushtria e Kosovës shkon në veri

    Ndërsa për sa i përket interesimit të komuniteteve për të shërbyer në uniformë, ministri i Mbrojtjes theksoi se ka interesim të madh, por edhe kërcënime ndaj tyre, duke veçuar kështu kërcnimet e autoriteteve serbe ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti.

    “ Është një interesim i madh i të gjitha komuniteteve që të shërbejnë në uniformë. Por do të thotë një ndër sfidat kryesore është që të gjithë komuniteteve e posaçërisht atij serb, i bëhet një shantazh i madh nga autoritet e Serbisë”, ka thënë ai.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.