
Ekonomia e Eurozonës do të tkurret nga 8 deri në 12 përqind në 2020 për shkak të koronavirusit.
Këtë e ka thënë Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, duke thënë se vlerësimet për rritje ekonomike prej 5 përqind tashmë janë të skaduara.
“Misioni i Bankës Qendrore Evropiane është që jetë kujdestar i këtij aktivi të përbashkët, euron, valutën tonë”, ka thënë Lagarede.
“Misioni i anëtarëve tanë është stabiliteti i çmimeve, ky është misioni ynë kryesor”.