×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Për herë të parë pas 10 vjetësh, ​aeroplani izraelit zbarkon në Turqi

    FrontOnline
    24 Maj 2020

    Avioni i linjës ajrore izraelite El Al zbarkoi në Turqi të dielën, për herë të parë pas 10 vjetësh dhe pas një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis dy vendeve.

    Avioni “Dreamliner” i El Al u ul në aeroportin e Stambollit, konfirmoi një zëdhënës i kompanisë.Sipas Jerusalem Post, avioni izraelit po transporton ndihmë në Shtetet e Bashkuara, e cila po përballet me një luftë të pamëshirshme kundër pandemisë së koronavirusit.

    Një krizë serioze diplomatike midis dy vendeve shpërtheu në maj të vitit 2010, kur 10 shtetas turq u vranë në një ulje të forcave speciale izraelite në anijen “Mavi Marmara”, e cila po lundronte në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe, transmeton KosovaPress.
    “Mavi Marmara” ishte në një flotë të anijeve humanitare që mbanin ndihmë në Rripin e Gazës kur komandot izraelite hipën në të në ujërat ndërkombëtare më 31 maj 2010, pasi sipas Izraelit, aty kishte aktivistë të armatosur.Marrëdhëniet diplomatike ishin të ngrira, dhe në vitin 2016, Izraeli pagoi 20 milionë dollarë në kompensim për familjet e të vrarëve si pjesë e pajtimit.

    Në gusht 2016, parlamenti turk ratifikoi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.Tensionet dhe retorika e ashpër vazhdon midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit turk Tayip Erdogan, veçanërisht në lidhje me çështjen palestineze.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.