
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një intervistë dhënë për “Front Online”, ka thënë se deri më sot mbi 12 mijë biznese aplikojnë për kompensim të qirasë.
Me Pakon Emergjente Fiskale të hartuar si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19 në vend, është mundësuar edhe subvencionimin e qirasë, deri në maksimumin e masës deri në 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për muajin prill dhe maj 2020.
Lidhur me këtë drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka bërë të ditur për “Front Online”, se janë mbi 12 mijë biznese që kanë aplikuar për kompensim të qirasë.
“Në kuadër të masave nga Pakoja Emergjente Fiskale është paraparë edhe kompensimi për qiratë. Totali i kërkesave për kompensim të qirave është 12 mijë e 461 kërkesa”, ka potencuar Murtezaj.