×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara të Kosovës

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Dr. Vjosa Osmani u takua sot me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, znj. Ulrika Richardson dhe përfaqësues te Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

    Me këtë rast, Kryetarja Osmani e falënderoi znj. Richardson dhe të pranishmit për rolin aktiv dhe kontributin thelbësor që Agjencitë e KB kanë dhënë në adresimin e sfidave socio ekonomike gjatë periudhës së pandemisë. Ajo vlerësoi lart përkushtimin për një menaxhim sa më efikas dhe human të kësaj situate.

    “Angazhimi i UNKT dhe agjencive të KB gjatë kësaj periudhe është modeli më i mirë se si përmes partneritetit të mirëfilltë dhe të sinqertë mund t’ia dalim që me sukses të përballojmë situata të tilla të përmasave jashtëzakonisht sfiduese” – theksoi Osmani.

    Nga ana e UNKT, Znj. Richardson potencoi që ishte shumë me rëndësi që masat janë ndërmarrë dhe para paraqitjes së rastit të parë në Kosovë, dhe që për shkak paraqitjes së mëvonshme të virusit në vend, institucionet kishin fatin të mësojnë nga eksperienca e vendeve të tjera.

    Tutje, palët diskutuam rreth modaliteteve për angazhim të përbashkët në promovimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm – OZHQ. U theksua se OZHQ-të kanë për qëllim prosperitetin e një shoqërie andaj duhet të ju kushtohet vëmendje e veçantë në mënyrë që kjo agjendë global të shënoj progres edhe në Kosovë. Në mes tjerash, në frymën e muajit për rëndësinë e shëndetit mendor, në takim u përmend dhe rëndësia e kujdesit ndaj shëndetit mendor, me theks të veçantë në impaktin që ka pas përballja me pandeminë tek popullata dhe profesionistët shëndetësor.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.