
Në Kosovë mbrëmë ka pasur reshje të shiut, breshëritë dhe rrufe.
E nga to nuk ka shpëtuar as Komuna e Suharekës. Kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj, ka thënë se është dëmtuar bujqësia në disa fshatra të kësaj komune.
“Rreshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi, në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra tjera në Komunën e Suharekës. Dëmet janë të mëdha dhe ne do ta kërkojmë ndihmën nga institucionet qëndrore, e natyrishit do të angazhohem që tu ofroj mbështetje sipas mundësive”, ka shkruar Muharremaj në një postim në “Facebook”.
Në ndërkohë Prishtina Weather ka bërë të ditur se vetëm mbrëmë deri në orën 23:00 janë regjistruar mbi 2 mijë shkarkime rrufesh. /Front Online