
Ish-kampi ushtarak gjerman është kthyer në qendër të inovacionit, e atë e ka inauguruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti sot në Prizren, ka folur për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës dhe ka treguar sa e rëndësishme është, sipas tij, që një kamp ushtarak i dikrushëm të kthehet në zonë ndihmëse për bizneset.
“Sic e dini, bashëkpunimi i Kosovës me Republikës Federale të Gjermanisë ka një histori të gjatë që buron që nga lidhjet mes popujve tanë, deri te mbështetja për çlirimin e Kosovës. Kontributi i pasluftës në ruajtjen e paqes dhe ndërtimit të institucioneve të Kosovës është vlera më e lartë, e cila ka mundësuar që sot një kamp i dikurshëm ushtarak të shndërrohet në nyjën ndërlidhëse mes biznesëve vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.
Pjesëmarrës në inaugurim ka qenë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Kurti ka qenë i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.