×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetja e VV-së: Thaçi nuk do ta përfundojë mandatin, së shpejti do ta nxjerrë biletën njëdrejtimëshe për Hagë

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të lëshojë akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi pasi ky i fundit i bëri thirrje Kushtetueses që të punojë e pavarur nga presionet, para se të marrë vendimin final rreth dekretit të mandatarit për formimin e qeverisë së re.

    Thaçi ka thënë se është rëndësishme që Kushtetuesja të punojë pa presione nga shoqëria civile, as nga partitë dhe as nga bashkësia ndërkombëtare.“Askush nuk ka të drejtë të pretendojë të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit në veçanti pas vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësueseve të popullit dhe deputeteve që janë të përfaqësuar në Kuvendit e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

    Por, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku është e ‘sigurt’ se kreu i vendit nuk do ta përfundojë mandatin deri në fund.
    Madje, ajo është e bindur se presidenti Thaçi ‘do të marrë biletën për Hagë’.“Një gjë është e sigurt, Hashimi nuk do ta përfundoj mandatin.

    Së shpejti do ta nxjerrë biletën njëdrejtimëshe për në Hagë. Një fjalë popullore thotë: “Çka të bën vetja s’të bën kurrkush””, ka shkruar Millaku.

    Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka çuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi, me pretendimet se veprimet e këtij të fundit përbëjnë shkelje kushtetuese pasi ai nuk mund ta dekretojë një mandatar të dytë, meqë e drejta e propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeveBëhet fjalë për dekretimin që presidenti Thaçi bëri nominimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.Kushtetuesja ka pezulluar dekretin e presidentit Thaçi deri më 28 maj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.