×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtorët e Haskukës, raportojnë para LDK-së

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka ftuar për raportim drejtorët që përfaqësojnë partinë e tij, në Ekzekutivin e Komunës së këtij qyteti.Takimi është mbajtur në zyrën e LDK-së.Drejtorët kanë treguar për punën që kanë bërë, sidomos gjatë kohës së COVID-19.

    Përveç Qunit, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të partisë.

    Sekretari i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi tha se në këtë takim është vlerësuar puna e drejtorëve të këtij subjekti politik në Ekzekutivin e Komunës.“Puna e tyre është vlerësuar pozitive, sidomos në këtë kohë të pandemisë”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

    LDK-ja bashkëqeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren.

    Partneriteti i këtyre dy subjekteve politike u pati luhatur pas zgjedhjes së kandidatit të PDK-së për Kryesues të Kuvendit.Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, pati shpallur të prishur koalicionin me LDK-në.Pas arritjes së marrëveshjes së LDK-së dhe VV-së, për formimin e Qeverisë së Kurtit, nga Haskuka nuk është përmendur më prishja e koalicionit me këtë subjekt politik në Prizren.Nënkryetari i parë i Komunës dhe drejtorët e Ekzekutivit, kanë vazhduar t’i mbajnë postet e tyre.Ata kanë raportuar dje para përfaqësuesve të partisë për punën që po e bëjnë në Ekzekutiv.Kryetari i Degës, Anton Quni, pasi i ka falënderuar për punën që kanë bërë në Komunën e Prizrenit, ka kërkuar nga ata që vazhdojnë të angazhohen për të mirën e qytetarëve.“LDK-ja gjithmonë do t’i përkrahë qytetarët pa dallim”.Sekretari i degës së LDK-së, Nderim Gashi tha se në këtë takim është vendosur po ashtu që pas pandemisë të rifillohet me aktivitete politike në teren.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.